Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
September
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
1
2
3
  • Seancë publike
    All day
    2019.09.03

    Ditën e martë, më datë 03.09.2019, ora 11:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues:    Sokol Çomo

    Relator:       Ardian Hajdari

    Anëtarë:       Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

4
5
6
  • Seancë publike
    00:00
    2019.09.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.07.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

    Gjatë seancës gjyqësore, Komisioneri Publik paraqiti kërkesën paraprake për rivendosje në afat dhe për shtesë ankimi, pas dy gjetjeve me informacione të panjohura më parë, të vëna në dispozicion nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi këtë kërkesë të Komisionerit Publik, duke e konsideruar të pabazuar nga ana procedurale dhe i kërkoi trupit gjykues rrëzimin e saj.

    Pasi trupi gjykues pranoi kërkesën e Komisionerit Publik, ky i fundit parashtroi shkaqet e ankimit fillestar dhe të ankimit shtesë, si dhe i kërkoi trupit gjykues të kryejë një analizë financiare të plotë, bazuar në provat e depozituara deri në këtë fazë të procesit.

    Këtë kërkesë, Komisioneri Publik e bazoi në rezultatet e një analize financiare të kryer nga ai vetë, rezultate të cilat i kanë krijuar bindjen se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i cënueshëm sa i përket kriterit të pasurisë, ndaj nevojitet kontroll i gjithanshëm nga ana e Kolegjit, mbi këtë kriter.

    Komisioneri Publik iu përgjigj edhe disa pyetjeve të trupit gjykues lidhur me ankimin dhe shtesën. Në kuadër të qartësimit të kufijve të ankimit, trupi gjykues i kërkoi Komisionerit Publik t’i vërë në dispozicion Kolegjit, analizën financiare brenda datës 24 korrik 2019, me qëllim që t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 06.09.2019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

7
8
9
  • Seancë publike
    00:00
    2019.09.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.07.2019, ora 13:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryesuesja e seancës prezantoi aktet e sjella nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës, në përgjigje të kërkesës së Kolegjit drejtuar këtyre institucioneve.

    Krahas këtyre akteve, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen në cilësinë e provës edhe të disa akteve të reja të depozituara prej tij, dy prej të cilave, vendime të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi metodologjinë e vlerësimit profesional, në kuadër të procesit të rivlerësimit.

    Trupi gjykues vendosi marrjen në cilësinë e provës të të gjitha akteve të depozituara gjatë seancës së sotme dhe marrjen në konsideratë të dy vendimeve të mësipërme, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Komisioneri Publik kërkoi kryerjen prej Kolegjit të një vlerësimi paraprak profesional për subjektin e rivlerësimit, mbështetur në metodologjinë e propozuar.

    Trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, si dhe vendosi mbylljen e  shqyrtimit gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 09.09.02019, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

10
11
12
13
14
15
16
  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2019.09.16

    Ditën e hënë, më datë 16.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues:    Ardian Hajdari

    Relatore:      Albana Shtylla

    Anëtarë:       Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP