Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2020 >
October
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shtator
Shtator
Shtator
1
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.10.01

    Ditën e enjte, më datë 01.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

2
  • Seancë publike
    00:00
    2020.10.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.09.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.

    Në përmbushje të detyrave të lëna në seancën paraardhëse, Komisioneri Publik shprehu opinionin e tij lidhur me tri aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e proves, po në seancën paraardhëse: – shkresën nga Enti Kombëtar i Banesave; shkresën nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin disiplinor në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe analizën financiare të sjellë nga subjekti i rivlerësimit. I pyetur nga relatorja e çështjes nëse pas shqyrtimit të tri akteve të mësipërme, vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së tij për kryerjen nga Kolegji të një analize të re financiare, Komisioneri Publik u shpreh se këtë e lë në vendimmarrjen e Kolegjit.

    Bazuar në 10 akte të reja, të prezantuara dhe të depozituara gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit rrëzoi të gjitha denoncimet e ardhura në adresë të tij, duke i konsideruar si dashakeqe dhe të pabazuara.

    Pasi u tërhoq për konsultim, me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi:

    1. Lejimin e marrjes në cilësinë e provës të 10 akteve të sjella nga subjekti i rivlerësimit në seancën e sotme.
    2. Pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik për kryerjen nga Kolegji të një analize financiare për vitet 2003 – 2016, të specifikuar në parashtrimet e tij të seancës së datës 22 korrik 2020.
    3. Shtyrjen e seancës gjyqësore publike për në datën 02.10. 2020, ora 10:00, për të mundësuar jo më vonë se data 24 shtator 2020, dërgimin paraprakisht, Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit, të analizës financiare që do të kryhet në Kolegj, me qëllim njohjen e tyre me të.
    4. Trupi gjykues sjell në vëmendje të palëve që në funksion të efikasitetit të procesit gjyqësor, do të ishte e preferueshme që pretendimet e palëve, nëse kanë, të paraqiten me shkrim në Kolegj, nëpërmjet adresës elektronikë, përpara zhvillimit të seancës së ardhshme gjyqësore.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

3
4
5
6
  • Seancë publike
    00:00
    2020.10.06

    Ditën e martë, më datë 06.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

7
8
9
10
11
12
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.10.12

    Ditën e hënë, më datë 12.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

13
14
15
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.10.15

    Ditën e enjte, më datë 15.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

16
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.10.16

    Ditën e premte, më datë 16.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani, kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
Nëntor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP