Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2020 >
February
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Janar
Janar
Janar
Janar
Janar
1
2
3
4
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

    Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me materialet e prezantuara gjatë seancës paraardhëse, Komisioneri Publik deklaroi se aktet e depozituara deri në këtë fazë të procesit, në tërësinë e tyre, janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur shkaqeve të ankimit.  

    Subjekti i rivlerësimit u shpreh se nuk kishte prapësime lidhur me qëndrimin e Komisionerit Publik, pasi edhe sipas tij, përgjigjet e ardhura nga institucionet shtetërore nuk përmbajnë informacion provues në funksion të shkaqeve të ankimit. Subjekti i rivlerësimit u shpreh i gatshëm të sjellë informacione shtesë në këtë kuadër.   

    Trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi të administrojë një leje ndërtimi dhe zhvillimi të një objekti në Valbonë, dokument ky i depozituar nga subjekti i rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes.   

    Trupi gjykues vendosi gjithashtu, të kërkojë informacione shtesë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion në kuadër të një denoncimi të ardhur për subjektin e rivlerësimit, të cilin Komisioneri Publik e ka përfshirë në shkaqet e ankimit.

    Në respektim të afateve që i nevojiten institucioneve të përgjigjen zyrtarisht, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 25.02.2020, ora 11:00. 

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

5
6
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
    Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e pasurisë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
    Subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Në këtë seancë gjyqësore u debatua lidhur me një denoncim të ardhur pranë Komisionerit Publik, pasi ky i fundit kishte ushtruar të drejtën e ankimit pranë Kolegjit të Apelimit.
    Në funksion të shqyrtimit të ankimit, në kushtet kur Komisioneri Publik shpjegoi se i ka lënë të hapura në ankimin e tij edhe dy kriteret e tjera, atë të pastërisë së figurës dhe të aftësive profesionale në funksion të ndonjë denoncimi të mundshëm, trupi gjykues vendosi t’ia nënshtrojë hetimit gjyqësor faktet e pretenduara në këtë denoncim, për të cilin janë në dijeni të gjitha palët.
    Në këtë kuadër, me kërkesë të kryesuesit të seancës, palët parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me denoncimin dhe depozituan pranë trupit gjykues aktet shoqëruese të parashtrimeve respektive.
    Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i kërkojë informacione shtesë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, në funksion të denoncimit. Në respektim të afateve që i nevojiten institucioneve të përgjigjen zyrtarisht, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.02.2020, ora 10:00. 
    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

7
  • Njoftim
    00:00
    2020.02.07

    Ditën e mërkurë, më datë 04.03.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore:  Rezarta Schuetz

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2020.02.07

    Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Natasha Mulaj,            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Albana Shtylla            Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ardian Hajdari            Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                     Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Luan Daci                    Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Sokol Çomo                Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

8
9
10
11
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

    Me pretendimin se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion lidhur me ndërprerjen e mandatit të gjyqtarëve Ardian Hajdari dhe Luan Daci, avokati i subjektit të rivlerësimit, nëpërmjet një kërkese paraprake, kërkoi pezullimin e gjykimit të çështjes (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, bazuar në nenin 297, të Kodit të Procedurës Civile.

    Pas konsultimit, kryesuesja e seancës deklaroi se trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës paraprake, duke mos qenë në kushtet e nenit 297, të Kodit të Procedurës Civile dhe ftoi Komisionerin Publik të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me tërësinë e provave të depozituara deri në këtë fazë të procesit.

    Komisioneri Publik deklaroi se u qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi, edhe pas analizës së provave të reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën paraardhëse, nuk provohet e kundërta e ankimit. Parashtrimi i Komisionerit Publik mbi shkaqet e ankimit u kundërshtua nga subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij.

    Me një vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor në funksion të shkaqeve të ankimit dhe provave të reja që u administruan dhe u bënë pjesë e fashikullit gjyqësor të çështjes.

    Duke qenë se subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik nuk paraqitën ndonjë kërkesë për depozitim të provave të reja shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 18.02.2020, ora 11:00

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

12
13
14
15
16
17
  • Njoftime
    00:00
    2020.02.17

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit nr.210, datë 14.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ***

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ***

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit nr.214, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    00:00
    2020.02.17

    Ditën e premte, më datë 06.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator:  Luan Daci

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

18
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.18

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.02.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

    Gjatë kësaj séance gjyqësore, palët parashtruan konkluzionet e tyre përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi edhe me provat e reja, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues riçeljen e hetimin gjyqësor për t’i mundësuar subjektit të rivlerësimit depozitimin e një prove të re në përgjigje të shkaqeve të ankimit.

    Trupi gjykues vendosi rrëzimin e kësaj kërkese, duke mos qenë në kushtet e nenit 304 të Kodit të Procedurës Civile.

    Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i tij ligjor paraqitën kundërshtimet mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i konsideruar si të pabazuara në ligj e prova dhe kërkuan lënien në fuqi të vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 27.02.2020, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

19
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.19

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 29.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit të lidhura vetëm me kriterin e pasurisë, nëpëmjet një kërkese paraprake, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Apelimit të shprehej me vendimmarrje lidhur me cilësimin ose jo si person tjetër i lidhur, të një familjari të subjektit të rivlerësimit, dhe pasi të kishte nje vendimarrje të trupit gjykues lidhur me këtë cilësim, ai do të shprehej lidhur me kërkimet e tij për hetimet që kërkoheshin lidhur me çështjen.  Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit hodhi poshtë shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i cilësuar si të pabazuara në prova e ligj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Gjykata çmoi se në këtë fazë të gjykimit nuk mund të shprehej rreth çështjes së raportit juridik midis subjektit të rivlerësimit dhe familjarit të saj, si dhe cilësimit të tij si person tjetër i lidhur, pasi kjo çështje do të arsyetohet në vendimin përfundimtar.

    Në vijim, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues i Kolegjit që të kryente një analizë financiare për verifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, apartament banimi në Tiranë.

    Në funksion të kërkimit të Komisionerit Publik për kryerjen e analizës financiare, me qëllim verifikimin e marrëdhënies që kanë patur familjarjarët e subjektit të rivlerësimit me pasurinë apartament banimi në Tiranë, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të çelë hetimin, duke iu drejtuar për informacion shtesë dhe paraqitje aktesh mbi kontrata te lidhura dhe pagesa të kryera, ndërmarrjes së Ujësjellësit, OSHE-së, kontrata të mëparshme të lidhura nga familjari i saj apo persona të tjerë, shoqërive tregtare investitore dhe sipërmarrëse për ndërtimin e këtij apartamenti, si dhe për veprime juridike të kryera, Dhomës Kombëtare të Noterisë.

    Sa më sipër, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që nëse e konsideron të nevojshme, të paraqesë argumenta, prova dhe shpjegime të mundshme.

    Në pritje të kthimit të përgjigjeve të mësipërme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 25 mars 2020, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2020.02.19

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr.216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 19.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relator: Luan Daci

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    00:00
    2020.02.19

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit nr.211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 19.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

20
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2020.02.20

    Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti ka bërë kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Për arsye të njohjes me informacion të klasifikur “sekret shtetëror”, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën e gjykimit në dhomë këshillimi dhe ta shtyjë atë, për në datën 11.03.2020, në orën 10:00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

21
22
23
24
  • Njoftim
    00:00
    2020.02.24

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit nr.222, datë 12.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 24.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

25
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.02.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, palët shprehën qëndrimin e tyre lidhur me përgjigjen e ardhur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pasi Kolegji i ishte drejtuar më parë kësaj strukture për informacione shtesë në kuadër të një denoncimi të ardhur për subjektin e rivlerësimit.

    Komisioneri Publik e vlerësoi të plotë kërkimin e Kolegjit në këtë kuadër dhe shteruese, përgjigjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, sipas së cilës, në emër të subjektit të rivlerësimit nuk ka të regjistruar ndonjë procedim penal.

    Palët debatuan mbi disa akte të reja shtesë që subjekti i rivlerësimit depozitoi gjatë seancës së sotme në funksion të shkaqeve të ankimit që lidhen me pasurinë, akte të cilat kërkoi të merren si provë nga trupi gjykues.

    Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me aktet e reja të paraqitura, Komisioneri Publik deklaroi se ato nuk sjellin asnjë element të ri që mund t’i përgjigjet ankimit.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi me shumicë votash të pranojë provat e reja dhe t’i bëjë ato pjesë të shqyrtimit gjyqësor.

    Trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet e tyre përfundimtare në seancën e datës 05.03.2020, ora 08:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

26
  • Seancë publike
    00:00
    2020.02.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

    Në fillim të seancës gjyqësore, subjekti i rivlerësimit paraqiti një dokument bankar të vitit 2020, mbi kryerjen nga ana e tij të një pagese për llogari të tatimeve, dokument që kërkoi të merret si provë nga trupi gjykues. 

    Pas kësaj kërkese paraprake, kryesuesi i seancës njohu palët me përgjigjet e ardhura nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme, sipas të cilave rezulton se nuk ka të regjistruar ndonjë procedim penal në ngarkim të dy shtetasve të referuar në denoncimin e paraqitur ne Kolegj për subjektin e rivlerësimit.

    Trupi gjykues, i konsultuar në vend, vendosi të marrë si provë dokumentin bankar të depozituar nga subjekti i rivlerësimit, shkresën përcjellëse të Prokurorisë së Përgjithshme së bashku me praktikat e prokurorive përkatëse bashkëlidhur, si dhe shkresën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

    Pasi mori deklarimin e palëve se nuk kishin kërkesa të tjera apo prova të reja për të paraqitur, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet e tyre përfundimtare në seancën e datës 03.03.2020, ora 11:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

27
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2020.02.27

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari  relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

    • Ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
    • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 27.02.2020, ora 10:00, në Tiranë.

28
29
Mars

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP