Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2021 >
November
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
1
2
3
  • Dhome Keshillimi
    17:09
    2021.11.03

    Ditën e mërkurë, më datë 03.11.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
5
6
7
8
  • Seance Publike
    15:40
    2021.11.08

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 01.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.

    Ne fillim të seancës, Komisioneri Publik, Z. Sina, u shpreh se Komisioneri Publik, Z. Ballhysa e kishte te pamundur objektivisht pjesëmarrjen në këtë seancë.

    Në vijim te seancës se mëparshme, për caktimin e ekspertëve për përcaktimin nëse ka elemente falsiteti ne dokumentet origjinale te depozituara nga dëshmitari, u paraqiten pranë Kolegjit dy ekspertë, të autorizuar posaçërisht nga Instituti i Policisë Shkencore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, te cilët pasi u caktuan si ekspertë nga trupa gjykuese për të kryer ekspertimin përkatës, bënë betimin para saj.

    Si Komisioneri Publik, ashtu dhe subjekti i rivlerësimit, parashtruan pyetjet përkatëse që kishin për ekspertët, në lidhje me nënshkrimet e ndodhura në këto akte, kohën e nënshkrimit, apo nëse ato ishin nënshkruar nga i njëjti person.

    Pas konsultimit, trupa vendosi caktimin e detyrave për ekspertët në lidhje me ekzaminimin grafik të dokumenteve objekt ekspertimi duke përfshirë nënshkrimet në to, kohën e përpilimit, etj., dhe nëse gjenden gjurmë të çdo lloji që të çojnë në konkluzionin se në këto akte ka element të falsifikuara. Për këtë qëllim, ekspertëve do t’u vihen në dispozicion dokumentet origjinale të ndodhura në Kolegj, deklaratat periodike vjetore te pasurisë që do të kërkohen nga ILDKPKI si edhe vendime gjyqesore te Gjykates se Apelit Vlorë të nënshkruara nga subjekti i rivlerësimit. Gjate seancës gjyqesore, subjektit te rivlerësimit iu morën në sallën e gjyqit, në prani të trupës gjykuese, modele eksperimentale te shkrimit dhe nënshkrimit te tij. Sipas vendimit te trupit gjykues ekspertët duhet të dorëzojnë aktin e ekspertimit të hartuar me shkrim brenda datës 08.11.2021.

    Për qëllim të sa më sipër, seanca e radhës do të mbahet në datën 08.11.2021, ora 10.00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
Dhjetor
Dhjetor
Dhjetor
Dhjetor
Dhjetor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP