Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Prill
Prill
Prill
Prill
Prill
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
  • Seancë publike
    00:00
    2021.05.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.04.2021, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 28/2020, datë 10.07.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 231, datë 29.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini.

    Në parashtrimin e tij lidhur me provat e reja dhe denoncimet e publikut, Komisioneri Publik vlerësoi se aktet e administruara nga trupi gjykues në cilësinë e provës, nuk vërtetojnë rrethana të ndryshme nga sa është hetuar dhe dokumentuar nga ana e Komisionit gjatë hetimit administrativ dhe nga sa është parashtruar nga Komisioneri Publik, në shkaqet e ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, aftësive profesionale, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, referuar dispozitave të ligjit nr. 84/2016.

    Komisioneri Publik la në çmim të gjykatës vlerën provuese të denoncimeve të publikut, pasi konstatoi se administrimi i tyre nga Kolegji është bërë në kuadër të çeljes së hetimit gjyqësor bazuar në kërkesën e subjektit të rivlerësimit.

    Duke u qëndruar shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anton Martini.

    Subjekti i rivlerësimit, parashtroi në mënyrë të detajuar qëndrimin e tij lidhur me denoncimet, duke kundërshtuar të gjitha pretendimet e ngritura në to.

    Pasi u konsultua, bazuar në kërkesat e nenit 45 dhe nenit 53, paragrafi 3, i ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues vendosi:

    • Të çelë hetimin gjyqësor për dy denoncime, të një avokati, shtetasit D. Z., dhe për një denoncim anonim.
    • Në lidhje me denoncimin anonim, të kërkohet informacion dhe kopje e akteve mbi faktin nëse subjekti i rivlerësimit ka patur ndonjë rol procedural në çështjen penale ndaj individit A. G.
    • Të kërkohet informacion dhe kopje e akteve në lidhje me procedurat e hedhjes së shorteve, caktimit të çështjeve apo zëvendësimit të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për periudhën që subjekti i rivlerësimit ka qenë i komanduar si drejtues në dhjetor të vitit 2017 deri në momentin e largimit të tij nga kjo prokurori si drejtues i komanduar.
    • Sa i përket denoncimit të avokatit A. T, në kuadër të fakteve që lidhen me shtetasin D. Z., të kërkohet informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, nëse ka patur ndonjë kërkesë/ankesë për dërgimin për kompetencë pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier, të çështjes që i përket individit D. Z.
    • T’i kërkohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier informacion dhe kopje të akteve procedurale, në të cilat, çështja që i përket individit D. Z. me nr. 286/2013, është përcjellë për kompetencë pranë kësaj prokurorie.

     

    Në pritje të administrimit të akteve të mësipërme nga institucionet përkatëse, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.05.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor
Qershor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP