Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2019-12-02 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Entela Viktor Prifti.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 02.12.2019, në Tiranë.