Dhomë këshillimi

Dhomë këshillimi

2019-10-08 00:00 - 00:00

Ditën e martë, më datë 08.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:  Ina Rama

Relator:     Luan Daci

Anëtarë:    Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.