Njoftim Vendimi

Njoftim Vendimi

2021-11-15 15:13 - 15:13

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2021.