Ditë Seance

Ditë Seance

2018-12-17 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

Në seancën e sotme, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit analizuan vlerën provuese të provave, të cilat, trupi gjykues vendosi të merren në gjykimin e kësaj çështjeje, me vendimin e ndërmjetëm të datës 17.12.2018.

Komisioneri Publik kërkoi hetimin edhe të disa fakteve dhe marrjen e disa provave të tjera, kërkesë e cila, nuk u pranua nga trupi gjykues, bazuar në nenin 49, pika 6, germa a dhe b e ligjit 84/2016.

Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e enjte, më datë 20.12.2018, ora 09.30, për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit, të shpjegojë dhe provojë mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”, me targë AA … .

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.