Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2019-09-13 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci  relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 29/2018, datë 05.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.09.2019.