Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2018-12-17 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari, kryesues, Luan Daci, relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, në bazë të nenit 59, pika 1, germa a dhe nenit 61, pika 3 të ligjit 84/2016 vlerëson se subjekti i rivlerësimit Bashkim Dedja, nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Për këtë arsye, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bazuar në nenin d, pika 1, 3 dhe 5 të aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, të ligjit 84/2016 dhe nenin 66, pika 1 germa b, po të ligjit 84/2016, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe ligjin e zbatueshëm për çështjen, vendosi:

1.Ndryshimin e  vendimit nr.24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

2.Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Bashkim Dedja, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

3.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 17.12.2018.