Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2019-10-08 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1, pika “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.10.2019.

Related upcoming events

  • 2019-10-24 00:00 - 2019-10-24 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë, të pamjaftueshëm të pasurisë dhe nuk arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij.

    Komisioneri Publik i qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 24.10.2019, ora 15.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2019-10-24 00:00 - 2019-10-24 00:00

    The Appeal Chamber held on 16.10.2019, at 09:00 h, the public hearing of case (JR) no. 34/2018, dated 13.11.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 62 dated 03.08.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Artur Malaj. The Public Commissioner stated in his final conclusions that the assessee made incomplete, inaccurate, insufficient declaration of assets and does not justify his assets upon lawful sources.

    The Public Commissioner stood by all his appeal grounds, requesting the amendment of decision no. 62, dated 03.08.2018, of the Independent Qualification Commission and dismissal from office of the assessee.The assessee submitted his objections on each appeal ground and requested the upholding of decision no. 62, dated 03.08.2018 of the Independent Qualification Commission.

    Following the final conclusions of the parties, the adjudication panel withdrew to make the final decision on the case, to be announced on 24.10.2019, at 15.00 h. The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.