Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2020-06-25 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 19.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 86 datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.06.2020.