Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2020-11-11 00:00 - 00:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr.186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.11.2020.