Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2019-05-22 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të, në kuptim të nenit D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 33, pika 5, shkronja “b”, të ligjit nr.84/2016.

Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, bazuar në nenin D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.05.2019.