Njoftim Vendimi

Njoftim Vendimi

2021-10-11 09:34 - 09:34

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 53/2020, datë 24.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Genti Shala.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Genti Shala.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.10.2021.