Njoftim Vendimi

Njoftim Vendimi

2021-10-14 13:43 - 13:43

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit Ibrahim Hoxha.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2021.