Njoftime

Njoftime

2020-11-16 00:00 - 00:00

Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

****

Njoftim

Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 43/2019, datë 18.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

****

Njoftim

Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 48/2019, datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aben Pasho kundër vendimit nr. 147, datë 16.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2019, datë 09.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Related upcoming events

  • 2020-12-07 00:00 - 2020-12-07 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj.

    Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 11.30.

    Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

     

    ***

     

    Njoftim

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari.

    Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 13.00.

    Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • 2020-12-10 00:00 - 2020-12-10 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtarja Albana Shtylla.

    Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020, që do të zhvillohet më datë 10.12.2020, ora 10.00.

    Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo