Seancë publike

Seancë publike

2019-06-25 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të administrojë në cilësinë e provës, disa akte që i depozitoi pranë trupit gjykues. Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit pretendoi se Komisioneri Publik kishte shtuar elementë të rinj gjatë parashtresës së shkaqeve të ankimit.

Trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit të identifikojë këto elementë të rinj të pretenduar dhe të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me to, brenda periudhës kohore që do t’i vihet në dispozicion Komisioneri Publik për njohjen me aktet e depozituara dhe kryerjen e një vlerësimi mbi to.

Trupi gjykues vendosi që seanca pasuese të zhvillohet më datë 10 korrik 2019, ora 9.30.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.  

Related upcoming events

  • 2019-09-25 00:00 - 2019-09-25 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

    Gjatë kësaj séance gjyqësore, subjekti i rivlerësimit shprehu kundërshtimet e tij lidhur me ankimin e Komisionerit Publik dhe kërkoi riçelje të hetimit gjyqësor për marrjen si provë të disa akteve të reja shkresore, të depozituara pranë trupit gjykues.

    Trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, si dhe vendosi të marrë si prova aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

    Trupi gjykues vendosi që Kolegji të kryejë një analizë të plotë, sa i përket situatës financiare të subjektit të rivlerësimit që nga viti 2003, deri në vitin 2016. Kjo analizë do t’u dorëzohet palëve brenda një kohe të arsyeshme, për t’u mundësuar përgatitjen e argumentave respektivë për në seancën e radhës që do të zhvillohet më 25 shtator, ora 10:00.

     

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2019-09-25 00:00 - 2019-09-25 00:00

    The Appeal Chamber held on 06.09.2019, at 10:00 h, the public hearing of case (JR) no. 34/2018, dated 13.11.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 62 dated 03.08.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Artur Malaj.

    During this hearing the assessee stated his objections to the appeal of the Public Commissioner and requested the re-opening of the judicial investigation to collect as evidence several written documents submitted by him with the adjudication panel.

    The panel decided to re-open the judicial investigation and decided to collect as evidence the documents submitted by the assessee.

    The panel ruled that the Chamber carries out a complete analysis related to the financial situation of the assessee from 2003 to 2016. Such analysis shall be forwarded to the parties within a due time, to enable the preparation of respective arguments for the next hearing scheduled to be held on September 25, 2019, at 10:00 h.

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.

  • 2019-10-01 00:00 - 2019-10-01 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në pamundësi financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë, si dhe ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë; rrjedhimisht Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i konsideruar si të pabazuara në ligj e në prova dhe i kërkoi trupit gjykues çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen në cilësinë e provës të disa akteve të reja që i paraqiti gjatë seancës së sotme gjyqësore.  

    Trupi gjykues vendosi të marrë si provë aktet e paraqitura në kuadër të shkaqeve të ankimit që lidhen me kriterin e pasurisë, duke i konsideruar të pranueshme nga pikëpamja formale, ndërkohë që vlera e tyre provuese do të analizohet në kuadër të marrjes së vendimit përfundimtar.

    Trupi gjykues refuzoi marrjen si provë të disa akteve shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit që lidheshin me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, pasi konstatoi se këto akte tejkalonin shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik që lidhen vetëm me kriterin e pasurisë.

    Përsa i përket një kërkese që bëri Komisioneri Publik për marrjen si provë të një informacioni të përcjellë nga DSIK pranë Komisionerit Publik më datë 16.11.2018, trupi gjykues vendosi që duke qenë se nuk është pjesë e ankimit, do ta shqyrtojë vetëm pasi të njihet me dokumentacionin dhe ta analizojë atë.

    Kryesuesi i seancës deklaroi se deri në seancën e radhës trupi gjykues do të vlerësojë se deri në cilën shkallë do të marrë dijeni subjekti i rivlerësimit për këtë material që sipas Komisionerit Publik, pretendohet të jetë “sekret”.  Po në këtë seancë, do të përcaktohet nga trupi gjykues nëse ky dokument do të merret ose jo si provë në gjykim. 

    Në kushtet kur Komisionerit Publik kërkoi kohë për t’u shprehur mbi vlerën provuese të provave të reja, për të cilat, subjekti i rivlerësimit kërkon të merren në gjykim nëpërmjet riçeljes së hetimit gjyqësor, trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 1 tetor 2019, ora 12:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.