Seancë publike

Seancë publike

2019-07-11 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11 korrik 2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja që i depozitoi pranë trupit gjykues.

Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues të marrë në konsideratë një denoncim për subjektin e rivlerësimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka adresuar institucionit të Komisionerit Publik dhe që ky i fundit e ka përfshirë në shkaqet e ankimit. Me kërkesë të relatores së çështjes, Komisioneri Publik saktësoi elementët kryesorë të denoncimit, mbi të cilat i kërkohet Kolegjit të kryejë hetim të detajuar.

Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje, vendosi të çelë hetimin gjyqësor për gjykimin e çështjes dhe të lejojë marrjen si provë të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën e sotme.

Gjithashtu, në përgjigje të kërkimeve të Komisionerit Publik për hetim, trupi gjykues vendosi të kërkojë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të dhëna nga sistemi TIMS, në funksion të hetimit mbi këtë denoncim.

Për sa më sipër, si dhe për t’i lënë kohë Komisionerit Publik të shprehet lidhur me përmbajtjen e provave, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 15.07.2019, ora 13.30.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

Related upcoming events

  • 2019-10-16 00:00 - 2019-10-16 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 01.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për marrjen si provë të informacionit të përcjellë nga DSIK pranë Komisionerit Publik më datë 16.11.2018, si dhe vendosi t’ia përcjellë këtë dokument subjektit të rivlerësimit, pasi të kenë përfunduar procedurat e deklasifikimit të tij.

    Gjatë parashtrimit mbi vlerën provuese të provave të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në seancën parardhëse, Komisioneri Publik deklaroi se as me këto këto akte të reja, subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të.

    Subjekti i rivlerësimit kërkoi marrjen si provë të dy dokumenteve të reja bankare në funksion të shqyrtimit të çështjes, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues.

    Gjithashtu, në zbatim të vendimit për marrjen si provë të dokumentit të DSIK-së, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë organit kompetent që në një kohë sa më të arsyeshme, brenda limitit kohor prej 15 ditësh të përcaktuar me ligj, të kryejë deklasifikimin e dokumentit të konsideruar “sekret”.

    Në pritje të përgjigjes së organit kompetent, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 16.10.2019, ora 12.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2019-10-16 00:00 - 2019-10-16 00:00

    The Appeal Chamber held today, on 01.10.2019, at 10:00 h, the public hearing of case (JR) no. 33/2018, dated 12.11.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 58 dated 01.08.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Besnik Muçi.

    The adjudication panel, by majority vote, decided to accept the request of the Public Commissioner to collect as evidence the information forwarded to the Public Commissioners from CSID on 16.11.2018, and decided to forward this document to the assessee, once the procedures of its declassification are over.

    During his submissions on the probative value of the evidences submitted by the assessee in the previous hearing, the Public Commissioner stated that the assessee, neither upon these acts, proves credibly the lawful source of creation of his assets and assets of persons related to him.

    To the purpose of review of the case, the assessee requested the collection as evidence of two new bank documents, a request accepted by the adjudication panel.

    Also, pursuant to the decision for the collection as evidence of the CSID document, the adjudication panel decided to request to the competent authority that within a reasonable time, within the 15-day time limit set by the law, to declassify the document classified as “secret”.

    Pending the response of the competent authority, the adjudication panel decided to adjourn the hearing on 16.10.2019, at 12:00 h.

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.

     

  • 2019-10-16 00:00 - 2019-10-16 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.10.2019, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

    Gjatë parashtrimit mbi vlerën provuese të provave, Komisioneri Publik deklaroi se provat në tërësi nuk ndikojnë as në ndryshimin e përfundimeve të nxjerra nga Komisioneri Publik, as në ndryshimin e shkaqeve të ankimit.

    Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen si provë të disa akteve të reja, nga të cilat, trupi gjykues pranoi vetëm një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore, ndërsa nuk pranoi marrjen si provë të akteve të tjera, bazuar në nenin 49, pika 6, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës të gjitha aktet në tërësi dhe gjetjet e depozituara nga vëzhguesi ndërkombëtar, në funksion të shqyrtimit të çështjes, si dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 16.10.2019, ora 09:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.