Seance Publike

Seance Publike

2021-11-18 15:21 - 15:21

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije mbërritjen e përgjigjeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, disa shoqëri tregtare, si dhe nga një bankë e nivelit të dytë, pas kërkesës së Kolegjit për dokumentacion dhe informacion shtesë për subjektin e rivlerësimit, personin e lidhur me të, F.M, si edhe personin tjetër të lidhur A.Gj.

Pasi palët konfirmuan njohjen me përgjigjet e mësipërme, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Këto akte iu përcollën edhe Komisionerit Publik.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si provë të akteve të mbërritura nga institucionet, si dhe të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

Pas këtij momenti procedural, Komisioneri Publik mbajti një qëndrim paraprak për provat në tërësi, duke sqaruar se qëndrimin përfundimtar lidhur me to, do ta paraqesë gjatë konkluzioneve përfundimtare.

Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe ftoi palët për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën e ardhshme, më datë 2.12.2021, ora 09:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2021-12-06 14:02 - 2021-12-06 14:02

    Njoftim
    Ditën e hënë, më datë 06.12.2021, ora 14:00, do të gjykohet në seancë dëgjimore publike çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021 me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me objekt, procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarët:

    Natasha Mulaj  Kryesuese
    Albana Shtylla  Anëtare
    Ina Rama          Anëtare

    Seanca dëgjimore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • 2021-12-13 11:38 - 2021-12-13 11:38

    Ditën e hënë, më datë 13.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.2/2021, datë 26.03.2021, me kërkues Markelian Kuqo kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Albana Shtylla            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ardian Hajdari            Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                     Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Natasha Mulaj             Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Sokol Çomo                Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2021-12-14 13:11 - 2021-12-14 13:11

    On Tuesday 14.12.2021, at 10:00, the Appeal Chamber shall review in plenary public hearing the case (JD) no.3/2021, dated 30.04.2021, with petitioner Bujar Memia against decision no.81, dated 31.03.2021 of the High Council of the Prosecution.

    This case shall be adjudicated by the judges:

    Albana Shtylla            President of the Special Appeal Chamber

    Ardian Hajdari            Member of the Special Appeal Chamber

    Ina Rama                     Member of the Special Appeal Chamber

    Natasha Mulaj             Member of the Special Appeal Chamber

    Rezarta Schuetz          Member of the Special Appeal Chamber

    Sokol Çomo                Member of the Special Appeal Chamber

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2021-12-14 10:58 - 2021-12-14 10:59

    Ditën e martë, më datë 14.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.3/2021, datë 30.04.2021, me kërkues Bujar Memia kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Albana Shtylla            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ardian Hajdari            Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                     Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Natasha Mulaj             Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Sokol Çomo                Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2021-12-15 13:29 - 2021-12-15 13:29

    Njoftim

    Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 13:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • 2021-12-15 11:25 - 2021-12-15 11:25

    Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.4/2021, datë 21.05.2021, me kërkues Enkeleida Hoxha kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Albana Shtylla            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ardian Hajdari            Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                     Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Natasha Mulaj             Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Sokol Çomo                Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2021-12-15 12:24 - 2021-12-15 12:24

    On Wednesday, on 15.12.2021, at 10:00, the Appeal Chamber shall review in plenary public hearing the case (JD) no. 4/2021, dated 21.05.2021, with petitioner Enkeleida Hoxha, against decision no. 92, dated 17.03. 2021 of the High Judicial Council.