Seancë publike

Seancë publike

2019-10-03 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Komisioneri Publik shprehu dakordësinë lidhur me rezultatet e analizës financiare të përgatitur nga Kolegji, ndërsa subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij lidhur me këtë analizë, duke e konsideruar të gabuar dhe të pabazuar në prova.

Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen si provë të disa akteve të reja, si dhe kryerjen e një analize të re financiare nga një ekspert kontabël i pavarur, për të mundësuar zhvillimin e një procesi në kushtet e paanësisë.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për marrjen e provave të reja, ndërsa rrëzoi kërkesën e tij për kryerjen e ekspertimit kontabël, duke e konsideruar të panevojshme, bazuar në nenin 49, pika 6, germa “a” të ligjit 84/2016.

Në përgjigje të kërkesës së Komisionerit Publik për një kohë të arsyeshme për t’u shprehur mbi vlerën provuese të provave në tërësi, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.10.2019, ora 11:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2019-11-04 00:00 - 2019-11-04 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Gjate seancës së sotme gjyqësore, palët debatuan lidhur me vlerën provuese të një dokumentacioni të deklasifikuar, i cili u vendos të merrej si provë në seancën paraardhëse. Trupi gjykues, pasi i bëri disa pyetje subjektit të rivlerësimit, vendosi t'i kërkojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, informacione shtesë, të cilat i konsideroi të nevojshme për çështjen.

    Duke pasur në konsideratë kohën që i duhet institucioneve të kthejnë përgjigje për kërkesat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2019, ora 10.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2019-11-04 00:00 - 2019-11-04 00:00

    The Appeal Chamber held on 16.10.2019, at 12:00 h, the public hearing of case (JR) no. 33/2018, dated 12.11.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 58 dated 01.08.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Besnik Muçi.

    During this hearing the parties debated with regard to the probative value of a declassified communication, decided to be collected as evidence in the preceding hearing. Following several questions to the assessee, the adjudication panel decided to request additional information to the Prosecution office at Serious Crimes First Instance Court, Tirana, and Prosecution office at the First Instance Court, Tirana, which it considered necessary for the case.

    Considering the time required to the respective institutions to respond to the requests, the adjudication panel decided to adjourn the hearing on 04.11.2019, at 10:00 h.

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.