Seancë publike

Seancë publike

2020-11-06 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.11.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kryesuesja e trupit gjykues konfirmoi dërgimin pranë Kolegjit, nga Komisioneri Publik, të shkaqeve të qartësuara të ankimit, në përmbushje të detyrave të lëna nga trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, në seancën e datës 2 nëntor 2020.

Ndërkohë që Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit të qartësuara prej tij, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit konfirmoi njohjen me këto shkaqe ankimi pas vënies së tyre në dispozicion nga Kolegji dhe deklaroi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit lidhur me ankimin e Komisionerit Publik.

Përfaqësuesja ligjore deklaroi se provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe vlerësoi se analiza financiare e Komisionerit Publik nuk është në përputhje me ligjin dhe provat.

Pas parashtrimit të subjektit të rivlerësimit dhe pas një debati të gjerë gjyqësor mbi ankimin dhe analizën financiare, relatorja e çështjes, në emër të trupit gjykues deklaroi vendimmarrjen, si vijon:

  • Duke qenë se trupi gjykues vijon të mbetet i paqartë lidhur me shkaqet e ankimit – në funksion të qartësimit të tyre dhe posaçërisht, lidhur me depozitat dyemërore për të cilat Komisioneri Publik ka pretenduar se bazuar në dispozitat e Kodit Civil, bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit ka 50% pjesë takuese, – i kërkon Komisionerit Publik të paraqesë brenda datës 9 nëntor 2020, ora 15:00, analizën mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortes së tij për krijimin e këtyre depozitave në datën e krijimit të tyre.

Kjo analizë duhet të kryhet në funksion të pretendimit të Komisionerit Publik për mungesë burimesh të ligjshme deri në datën e krijimit të depozitave dhe jo deri në fund të vitit të krijimit të tyre, sikundër është kryer analiza financiare mbi të cilën u debatua në seancën e sotme.

Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se brenda datës 9 nëntor 2020, analiza e re financiare do t’i përcillet subjektit të rivlerësimit, në mënyrë që të përgatitet për të paraqitur qëndrimin e tij lidhur me këtë analizë në seancën e ardhshme, që do të zhvillohet në datën 11 nëntor 2020, ora 12:00. Në këtë seancë palët duhet të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2020-12-09 00:00 - 2020-12-09 00:00

    Ditën e mërkurë, më datë 09.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-09 00:00 - 2020-12-09 00:00

    On Wednesday 09.12.2020, at 10:00, The Appeal Chamber shall review in public hearing the case (JR) no.21/2020, dated 26.06.2020 corresponding to the appeal filed by the Public Commissioner, against decision no. 249, dated 06.03.2020 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Piro Samara.

    The adjudication panel for this case, consists of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Ina Rama

    Members: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    The Appeal Chamber announces that today, on 02.12.2020, after reviewing in camera the case (JR) no.17 / 2020, dated 02.06.2020, corresponding to the appeal filed by the assessee Arjana Liço against decision no. 247, dated 05.03.2020 of the Independent Qualification Commission, pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex to the Constitution and Article 51, paragraph 1, item “b” of Law no. 49/2012 “On administrative courts and adjudication of administrative disputes”, as amended, decided to review the case in a public hearing on Monday, 14.12.2020, at 12:00 h.

    The decision to review the case in public hearing was made to fix the shortcomings of the process and to give the assessee, Mrs. Arjana Liço, the opportunity to be heard and to submit her evidence and arguments.

    The adjudication panel for the adjudication of this case, consists of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Albana Shtylla

    Members: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

     

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 03.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 14:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.06.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 12:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar të metat e procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço, të dëgjohet e të paraqesë provat dhe argumentat e saj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.