Seancë publike

Seancë publike

2020-11-11 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.11.2020, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kryesuesja e trupit gjykues konfirmoi dërgimin pranë Kolegjit, nga Komisioneri Publik, të analizës së re financiare, në përmbushje të detyrave të lëna nga trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, në seancën e datës 6 nëntor 2020 dhe vënien në dispozicion të kësaj analize, subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit konfirmoi njohjen me analizën financiare të Komisionerit Publik dhe kundërshtoi rezultatet e kësaj analize, duke deklaruar se bashkëshortja e tij kishte vetëm tagrin e përfaqësimit në depozitat dyemërore dhe jo atë të bashkëpronësisë.

Trupi gjykues, pasi dëgjoi prapësimet e subjektit të rivlerësimit dhe pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera, mbylli shqyrtimin gjyqësor të cështjes dhe ftoi palët të paraqisnin konkluzionet përfundimtare.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e tyre. Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm  sa i përket kriterit të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Përfaqësuesja ligjore, në emër të subjektit të rivlerësimit, hodhi poshtë të gjitha shkaqet e ankimit dhe i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 18.11.2020, ora 12.00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2020-12-09 00:00 - 2020-12-09 00:00

    Ditën e mërkurë, më datë 09.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-09 00:00 - 2020-12-09 00:00

    On Wednesday 09.12.2020, at 10:00, The Appeal Chamber shall review in public hearing the case (JR) no.21/2020, dated 26.06.2020 corresponding to the appeal filed by the Public Commissioner, against decision no. 249, dated 06.03.2020 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Piro Samara.

    The adjudication panel for this case, consists of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Ina Rama

    Members: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    The Appeal Chamber announces that today, on 02.12.2020, after reviewing in camera the case (JR) no.17 / 2020, dated 02.06.2020, corresponding to the appeal filed by the assessee Arjana Liço against decision no. 247, dated 05.03.2020 of the Independent Qualification Commission, pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex to the Constitution and Article 51, paragraph 1, item “b” of Law no. 49/2012 “On administrative courts and adjudication of administrative disputes”, as amended, decided to review the case in a public hearing on Monday, 14.12.2020, at 12:00 h.

    The decision to review the case in public hearing was made to fix the shortcomings of the process and to give the assessee, Mrs. Arjana Liço, the opportunity to be heard and to submit her evidence and arguments.

    The adjudication panel for the adjudication of this case, consists of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Albana Shtylla

    Members: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

     

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 03.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 14:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2020-12-14 00:00 - 2020-12-14 00:00

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.06.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 12:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar të metat e procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço, të dëgjohet e të paraqesë provat dhe argumentat e saj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.