Cështja Nr.1

Emërtimi: Procedim disiplinor ndaj Komisionerit Publik Heral Saraçi

Data e regjistrimit: 26.02.Nr.1 JD

Vënë në lëvizje nga: Nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  

Seanca e parë: 5.03.2018

Statusi: Përfunduar më 12.03.2018 .(Vendimi)

Përbërja e trupës gjykuese:

  • Kryesues: Sokol Çomo   
  • Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari

Gjyqtar hetues: Natasha Mulaj

Emërtimi: Ankim me objekt “Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj:

Data e regjistrimit: 17.05.2018 nr.2 / 2018 JD

 

Vënë në lëvizje nga: palët ankuese znj.Rovena Gashi dhe z.Dritan Gina

 

Statusi: Përfunduar më datë 21.06.2018, vendimi nr. 2/2018 (JD)

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar Luan Daci

Gjyqtar Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Ina Rama

Emërtimi: – Shfuqizimi i vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj.  Kthimi në detyrën e mëparshme të prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Dhënia e pagesës nga data 28.01.2019 e në vazhdim. Pezullimi i vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.

Data e regjistrimit: 19.12.2019 nr.1 / 2019 JD

Vënë në lëvizje nga: Gjykata e Apelit Administrativ me vendimin nr. 229, datë 22.10.2019 ka vendosur “Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Apelit Administrativ, për shqyrtimin e pikave 1, 2, 3 dhe 9 të objektit të kërkesë padisë së paditësit Tom Dedaj dhe dërgimin e akteve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”, të çështjes me palë:

Paditësi: Tom Dedaj

Të paditur: Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme 

Objekti:          – Shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj.

– Kthimin në detyrën e mëparshme të prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

– Dhënien e pagesës nga data 28.01.2019 e në vazhdim.

– Pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.

Statusi: Nën shqyrtim

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar Luan Daci

Gjyqtar Ardian Hajdari

Relatore e çështjes: Natasha Mulaj

Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019.

Statusi: Nën gjykim.

***

! Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10.00 do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.