Komisioni Disiplinor me vendimin nr 1, datë 12. 03. 2018, në përfundim të procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik Heral Saraçi, bazuar në nenin C, pika 16 të Aneksit të Kushtetutës dhe neneve 16 dhe 17 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

shkarkimin nga detyra të Komisionerit Publik Heral Saraçi.

Vendimi është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.  

Ky vendim u shpall sot në Tiranë, më datë 12.03.2018.