Programi i Transparencës i KPA

I.HYRJE

Në përputhje me ligjin nr. 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (LDI) dhe “Programit model të Transparencës” miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.01.2015, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nëpërmjet këtij programi synohet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ndërtojë dhe rrisë transparencën gjatë procesit për rivlerësimin kalimtar të subjekteve të rivlerësimit. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me nenin 5 të LDI-së. Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare kpa.al. Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të tij evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menytë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së KPA-së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KPA-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i Kushtetutës, ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KPA-së (ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”).
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  6. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  •  i kuptueshëm;
  •  lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014.

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, institucioni vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tij të internetit kpa.al, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik.
  • Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë.
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të institucionit, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit; strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime.
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit.
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
  • Informacion për procedurat e prokurimit, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave.
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik; procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
  • KPA-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në Programin e miratuar të Transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të postimit në faqen zyrtare të internetit brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË KPA-SË 

 

Kategoritë e 
informacionit
publik pa kërkesë

Baza 
ligjore

Dokumenti/
Përmbajtja

Afati kohor 
për publikim

Mënyra e 
publikimit

Struktura përgjegjëse për
përgatitjen e materialit 
apo disponimin e tij

Përshkrim i strukturës
organizative

Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014

Vendimi i Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të KPA”

Skemë

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Në faqen zyrtare në menynë “Rreth nesh”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore

Përshkrimi i funksioneve
dhe detyrave të autoritetit
publik

Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive dhe strukturave përbërëse

Në faqen zyrtare në menynë “Legjislacioni” 

Në faqen zyrtare në menynë “Rreth nesh”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore

Akte ndërkombëtare

Ligje

Akte nënligjore

Rregullore

Dokument tjetër që
lidhet me ushtrimin
e funksioneve
të institucionit

Neni 7/1/b i ligjit nr. 119/2014

Ligje

Akte nënligjore

Rregullore për Organizimin e funksionimin e personelit dhe administrimin e dokumentacionit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Menjëherë pas urdhrit të miratimit nga Kryetari/Gjyqtarët.

Në faqen zyrtare në menynë “Legjislacioni”. 

KPA dhe institucione të tjera

Informacion për 
procedurat që duhen
ndjekur për të bërë
një kërkesë për
informim, adresën 
postare dhe elektronike
për depozitimin e 
kërkesave për informim,
si dhe procedurat e 
ankimit të vendimit

Neni 7/1/c/g i ligjit nr. 119/2014

Format kërkese

Format ankese

Informacione

Adresa: Tiranë

Orari: E-mail:

info@kpa.al

Menjëherë pas miratimit të Programit të Transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare, në menynë “Model denoncimi”. Në faqen zyrtare, në menynë “E drejta për informim – Procedura për informim”. Në faqen zyrtare, në menynë “Programi i Transparencës-Informacione”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë

Të dhëna për vendndodhjen
e zyrave të autoritetit 
publik, orarin e punës,
emrin dhe kontaktet e 
koordinatorit për të
drejtën e informimit

Neni7/1/ç i ligjit nr. 119/2014

Tiranë

Orari i punës: e hënë – e premte, ora 08:00 – 16:00

Koordinatori për të drejtën e informimit

Menjëherë pas miratimit të urdhrit të caktimit të koordinatorit

Në faqen zyrtare, në menynë “Adresa dhe kontakte”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë

Të dhëna për arsimimin,
kualifikimet dhe pagat e 
funksionarëve, të cilët 
kanë detyrimin për 
deklarimin e pasurisë

Strukturat e pagave 
për nëpunësit e tjerë

Përshkrim i procedurave
të zgjedhjes,kompetencave
dhe detyrave të 
funksionarëve të
lartë dhe procedura
që ata ndjekin për 
të marë vendime

Neni 7/1/d i ligjit nr. 119/2014

Të dhëna për kualifikimet e gjyqtarëve. 

Të dhëna për kualifikimet e këshilltarëve ligjorë dhe këshilltarëve ekonomikë

 

Vendimi i Kuvendit nr. 101/2018.

Vendim nr 82/2017.

Përshkrim/dispozitat e ligjit nr. 84/2016.(neni 6)(neni 22)

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Në faqen zyrtare, në menynë “Rreth nesh”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i burimeve njerëzore

Mekanizmat monitorues;
raporte auditi;
dokumentet me tregues
performance

Neni7/1/dh i ligjit nr. 119/2014

Raporte monitorimi dhe auditimi (KLSH)

Menjëherë pas depozitimit në KPA ose publikimit në faqen zyrtare të autoritetit monitorues

Në faqen zyrtare, në menynë “Publikime”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës

Buxheti; Plani financiar
për vitin financiar
në vijim

Neni 7/1/e i ligjit nr. 119/2014

Buxheti vjetor 2019

Misioni dhe Objektivat

Raport monitorimi i buxhetit Janar – Prill 2019

Raport monitorimi i buxhetit Janar – Gusht 2019

Menjëherë pas miratimit të ligjit të buxhetit

Në faqen zyrtare, në menynë “Rreth nesh- Buxheti/prokurimet”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës

Informacion për 
procedurat e prokurimit

Neni 7/1/ë i ligjit nr. 119/2014

Rregjistri i parashikimit të prokurimit publik 2019

Regjistri i realizimit të Prokurimit Publik Janar-Prill 2019.

Regjistri i realizimit të Prokurimit Publik Janar Gusht 2019

Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare, në menynë “Rreth nesh -Buxheti/prokurimet”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës

Shërbimet e autoritetit
për publikun

Regjistri i kërkesave 
dhe përgjigjeve

Neni 7/1/f i ligjit nr. 119/2014

Neni 7/1/i; Neni 8 i ligjit nr.119/2014

Regjistri i kërkesave për informacion

Përditësohet periodikisht

Në faqen zyrtare, në menynë “E drejta për informim – Regjistra”

Drejtoria Ekonomike dh e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i pritjes me popullin

Koordinatori për të drejtën e informimit

Tarifat e shërbimit
për marrjen
e dokumentacionit

Neni 7 pika vi, c, l të ligjit nr.119/2014

Tabela e Tarifave të shërbimit për marrjen e dokumentacionit 

Menjëherë pas vendimit të mbledhjes së gjyqtarëve

Në faqen zyrtare në menynë “Transparenca”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore

Paraqitja e mendimeve
në hartimin e 
projektakteve etj.

Neni 7/1/gj i ligjit nr. 119/2014

Projektakt ligjor dhe nënligjor

Projektstrategji

Menjëherë pas hartimit të projektaktit/projektstrategjisë

Në faqen zyrtare, në menynë “Publikime – Njoftimi për konsultim publik”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Mbajtja e dokumentacionit
nga KPA

Neni 7/1/h i ligjit nr. 119/2014

Tabelë

Pas miratimit të tabelës

Në faqen zyrtare, në menynë “Programi i Transparencës – Informacione”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i Arkiv/Protokollit

Informacione dhe dokumente
që kërkohen shpesh

Neni 7/1/k i ligjit nr. 119/2014

Të dhëna statistikore

Përditësohet periodikisht. Menjëherë pas miratimit të modelit

Në faqen zyrtare, në menynë “E drejta e informimit – Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë

Informacione të 
tjera të dobishme

Neni 7/1/l i ligjit nr. 119/2014

Mbrojtja e të dhënave personale

Materiale ndërgjegjësuese

Menjëherë pas miratimit

Në faqen zyrtare, në menynë “E drejta e informimit -Informacione ”Në faqen zyrtare, në menynë “Publikime – Evente”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, Autoriteti Publik vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tijj të internetit kpa.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një meny të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e LDI-së, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.