Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-01-17 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 30/2020, datë 22.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andi Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 243, datë 04.03.2020.

 

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

 

1.    Lënien në fuqi të vendimit nr. 243, datë 04.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andi Civici.

2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2023

Related upcoming events

  • 2023-02-16 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.02.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit dhe provave të reja bashkëlidhur tyre, subjekti i rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), gjendet në kushtet e pamjaftueshmërisë financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e saj.

    Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndrojnë dhe nuk janë në koherencë me provat e depozituara.

    Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 275, datë 20.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi vlerësuar nën dritën e parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti i rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo) arrin nivel të besueshëm edhe për kriterin e pasurisë, sikurse për dy kriteret e tjera, të figurës dhe kriterit të vlerësimit profesional, që nuk kanë qenë pjesë e ankimit të Komisionerit Publik.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16 shkurt 2023, ora 16:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.