Seancë publike

Seancë publike

2022-10-05 10:00 - 13:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.10.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

 

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, ankuesi analizoi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Lartë në referencë të procedimit disiplinor, duke përsëritur qëndrimin e tij se ky vendim nuk i përgjigjet ankimit të tij, e devijon atë dhe rrjedhimisht, nuk çon në një zgjidhje ligjore të çështjes. Ankuesi Markelian Kuqo i kërkoi përfundimisht Kolegjit shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit ndaj tij”.

 

Përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë paraqitën qëndrimet e tyre rreth shkeljeve disiplinore të ankuesit nën dritën e vendimit të Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se, ndryshe nga sa pretendon ankuesi, procesi disiplinor ndaj tij është kryer në respektim të plotë të ligjit, si dhe të parimeve të procesit të rregullt. Përfaqësuesit e KLGj-së dhe ILD-së deklaruan se nëpërmjet shkeljeve disiplinore shumë të rënda, gjyqtari ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia dhe i kërkuan përfundimisht Kolegjit rrëzimin e ankimit të gjyqtarit Markelian Kuqo dhe lënien në fuqi të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit të tij nga detyra”.

 

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues ​do të zhvillojë diskutimet për vendimmarrje lidhur me çështjen, në seancë në dhomë këshillimi. Data e shpalljes së këtij vendimi do t’u njoftohet palëve nga sekretaria gjyqësore e Kolegjit.

Related upcoming events

  • 2024-12-10 All day

    Ditën e martë, më datë 10.12.2024, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-12-10 All day

    On Tuesday, 10.12.2024, at 09:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 23/2024, dated 25.06.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 767, dated 29.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Sofia Zhilla.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Mimoza Tasi

    Members: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2024-12-13 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 06.12.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit, Arben Dosti. Avokatja Romina Zano, e pranishme në seancë, i paraqiti trupit gjykues një prokurorë të posaçme, nëpërmjet së cilës subjekti i rivlerësimit, z. Dosti, i delegonte të drejtat e përfaqësimit në procesin gjyqësor në Kolegj, pasi për pamundësi objektive, nuk mund të ishte i pranishëm. Avokatja, znj. Romina Zano, deklaroi se prokura që dispononte ishte një fotokopje dhe nuk ishte në formën e kërkuar nga ligji.

    I pyetur nga kryesuesja për qëndrimin e tij, Komisioneri Publik deklaroi se duke qenë se regjistrat noterialë janë regjistra publikë, mund të vërtetoheshin ekstremitetet e prokurës së posaçme, me qëllim legjitimimin e avokates në proces.

    Trupi gjykues, pasi u konsultua vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore publike për datën 13.12.2024 ora 09:00, për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të paraqitet personalisht në seancë gjyqësore ose nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor të pajisur me një akt përfaqësimi në formën e kërkuar nga ligji.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-12-13 All day

    Today, on 06.12.2024, at 09:00, the Appeal Chamber held the public hearing of case (JR) 10/2022, dated 15.02.2022, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 479, dated 03.12.2021 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Arben Dosti.

    During the verification of the presence of the parties, the presiding judge noticed the absence of the assessee Arben Dosti. The attorney Romina Zano, present at the hearing, lodged with the panel a special power of attorney, through which the assessee, Mr. Dosti, provided her with representation rights in the trial at the Chamber, since due to objective impossibility, he could not attend it. The counsel, Ms. Romina Zano, stated that the power of attorney she had was her was a copy and not in the form required by law.

    When questioned by the presiding judge about his position, the Public Commissioner held that in order to legitimize the defense counsel in this proceeding, the extremities of the special power of attorney could be verified given that the notarial registers are public registers.

    The trial panel, after being consulted, decided to postpone the public hearing to 13.12.2024 at 09:00, to provide the assessee the opportunity to appear in person at the hearing or through a legal representative provided with a power of attorney in the form required by law.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.