Seancë publike

Seancë publike

2024-06-25 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike Irena Nino vlerësoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të deklaruar të përfunduar procesin e rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit Periand Teta, pa një vendim përfundimtar, nuk është i bazuar në legjislacionin që normon procesin e rivlerësimit. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar dhe sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës, ndalimin e subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare.

Subjekti i rivlerësimit prapësoi ankimin e Komisioneres Publike, duke deklaruar se ky ankim është i pambështetur në ligj e prova, as në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që në mënyrë alternative, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, ose prishjen e këtij vendimi dhe urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Periand Teta, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c”, e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe pranimin në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Me kërkesë të Komisioneres Publike për kohë të arsyeshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 28.06.2024, në orën 09:00.

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-02-13 All day

    On 05.02.2025, at 09:00, the Appeal Chamber held the public hearing of case (JR) 19/2024, dated 29.05.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 730, dated 10.01.2024, of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Valentin Preçi.

    The presiding judge informed that yesterday, the parties had been informed of a finding submitted with the Appeal Chamber by the Observer of the International Monitoring Operation, as well as a new public denunciation, on which they were requested to make a stand. The Head of the Special Prosecution Office and the legal representative representing the assessee in today’s hearing confirmed the receipt of the acts.

    The legal representative of the assessee stated that the assessee and herself had been notified with the above-mentioned acts, but requested time to be acquainted with their content and to take a position.

    The parties continued with the submission of their positions on another denunciation, in continuation of the task assigned by the trial panel during the previous hearing.

    The Head of the Special Prosecution office stated that he had been acquainted with both denunciations, for which he assessed that they contain no grounds for further investigations.

    The legal representative of the assessee submitted her position only on the first denunciation, underlining that the assessee had previously provided explanations with the Independent Qualification Commission, and that this denunciation did not contain elements for the need for further investigation.

    In order to provide the assessee and the legal representative sufficient time to be acquainted with and take a position regarding the finding of the International Monitoring Operation and the new denunciation, the trial panel decided to postpone the hearing to 13.02.2025, at 13:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-02-13 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.02.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 730, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.

    Kryesuesja e trupit gjykues informoi se gjatë ditës së djeshme, palëve u ishte përcjellë për dijeni një gjetje e paraqitur në Kolegj nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe një denoncim i ri nga publiku, për të cilat, u kërkoi të mbanin një qëndrim. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesja ligjore që përfaqësonte subjektin e rivlerësimit në seancën e sotme, konfirmuan marrjen e akteve.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit u shpreh se subjekti i rivlerësimit dhe ajo vetë, ishte vënë në dijeni për aktet e sipërcituara, por kërkoi kohë për t’u njohur me përmbajtjen e tyre dhe për të mbajtur një qëndrim.

    Palët vijuan me relatimin e qëndrimeve mbi një denoncim tjetër, në vijim të detyrës së ngarkuar nga trupi gjykues gjatë seancës së mëparshme.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se ishte njohur me të dyja denoncimet, për të cilat, vlerësoi se nuk përmbanin shkaqe për hetime të mëtejshme.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit parashtroi qëndrimin e saj vetëm për denoncimin e parë, duke theksuar se subjekti i rivlerësimit kishte dhënë shpjegime më herët, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe se ky denoncim nuk përmbante elementë për nevojën e një hetimi të mëtejshëm.

    Për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit dhe përfaqësueses ligjore të njiheshin e të mbanin një qëndrim lidhur me gjetjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe denoncimin e ri, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 13.02.2025, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-02-19 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2022, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se ishte paraqitur Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, prezenca e të cilit në këtë proces gjyqësor legjitimohej bazuar në nenin 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dispozitë që ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, për të kërkuar dhe administruar dokumente shtesë nga shoqëria ndërtuese e apartamentit të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, si dhe një raport të përditësuar nga AKSIK lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës.

    Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja ligjore paraqitën prapësimet lidhur me shkaqet e ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre, depozituan akte, të cilat kërkuan të pranohen në cilësinë e provës nga Kolegji.

    Pas disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe përgjigjeve të subjektit të rivlerësimit dhe përfaqësueses ligjore, trupi gjykues vendosi:

    - Të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit;

    - Të administrohet informacion nga shoqëria ndërtuese, për sa i përket veprimeve të kryera nga ana e shoqërisë për apartamentin e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, si dhe të qartësojë mënyrën e pagesës, kohën e kryerjes së pagesave, shumat përkatëse dhe personat që i kanë realizuar ato;

    - Të kërkohet përditësimi i raportit të datës 02.11.2017 nga AKSIK, me qëllim administrimin e informacionit nga institucioni verifikues, të dhënat e të cilit nuk janë marrë në shqyrtim gjatë hartimit të raportit të parë.

    Në pritje të mbërritjes së informacionit në adresë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe përcjelljen e tij palëve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për në datën 19.02.2025, ora 10:00.

    Kryesuesja e seancës bëri me dije se palëve do t’u përcillet një denoncim i ardhur në Kolegj në muajin gusht 2024, lidhur me të cilin duhet të mbajnë qëndrim në seancën e radhës.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-02-19 All day

    On 27.01.2025, at 09:00, the Appeal Chamber held the public hearing of case (JR) 23/2022, dated 30.05.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 524, dated 08.04.2022 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elfrida Bregova.

    During the verification of the presence of the parties, the presiding judge announced the attendance of the Head of the Special Prosecution Office, whose presence in this proceedings was legitimated under Article 179/b, paragraph 8 of the Constitution of the Republic of Albania, a provision that determined the transfer of powers from the Public Commissioner to the Head of the Special Prosecution Office.

    During the submission of the appeal grounds, the Head of the Special Prosecution Office requested the Chamber to open the judicial investigation of the case, to request and administer additional documents from the construction company of the apartment declared by the assessee and the person related to her, as well as an updated report from AKSIK regarding the background assessment criteria.

    The assessee and the legal representative submitted objections regarding the appeal grounds and in support of their claims, filed acts, which they requested the trial panel to collect them as evidence.

    Following several questions from the international observer of the International Monitoring Operation, in terms of the consideration the case, and the respective responses of the assessee and her legal representative, the trial panel decided:

    - To accept as evidence the acts submitted by the assessee;

    - To administer information from the construction company, regarding the actions carried out by the company for the apartment declared by the assessee and the person related to her, as well as to clarify the payment method, the time the payments were made, the respective amounts and the persons who have made them;

    - To request from AKSIK the update of the report dated 02.11.2017, in order to administer the information from the verification institution whose data were not taken into consideration during the drafting of the first report.

    Pending the arrival of the information at the Special Appeals Chamber and its forwarding to the parties, the trial panel decided to postpone the next hearing to 19.02.2025, at 10:00.

    The presiding judge announced that the parties will be forwarded a denunciation received by the Chamber in August 2024, regarding which they must take a position at the next hearing.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-03-13 All day

    Ditën e enjte, më datë 13.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtare: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-03-13 All day

    On Thursday, 13.03.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 27/2024, dated 18.07.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 754, dated 05.04.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Mirela Mishgjoni.

    The trial panel of this case shall consist of judges:

    Presiding: Natasha Mulaj

    Rapporteur: Albana Shtylla

    Members: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-03-19 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 19.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-03-19 All day

    On Wednesday, 19.03.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 27/2022, dated 17.06.2022, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 521, dated 01.04.2022 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Erjon Shehaj.

    The trial panel of this case shall consist of judges:

    Presiding: Sokol Çomo

    Rapporteur: Albana Shtylla

    Members: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.