Seancë publike
2024-11-25 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 25.11.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 537, datë 20.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja konstatoi mungesën e Komisionerit Publik dhe bëri me dije se z. Florian Ballhysa, kishte njoftuar elektronikisht Kolegjin se e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancën e sotme, për arsye objektive. Për shkak të rrethanave të çështjes dhe nevojës për ndjekjen e procesit në Kolegj, z. Ballhysa kishte informuar se institucioni i Komisionerëve Publikë nuk mund të përfaqësohej në seancë nga Komisionerja tjetër Publike, znj. Irena Nino, rrjedhimisht, kërkonte shtyrjen e seancës publike.
Trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik, duke shtyrë seancën gjyqësore për në datën 02.12.2024, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.