Seancë publike

Seancë publike

2026-01-27 All day

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 39/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 774, datë 14.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Vukaj.

Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa evidentohen të meta në aspektin e njohurive ligjore, në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetje në kriterin e vlerësimit të figurës në kuadër të cenimit të etikës së magjistratit, që duhen të merren në konsideratë nga Kolegji në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm të çështjes sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 774, datë 14.06.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Petrit Vukaj.

Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit dha shpjegime të detajuara lidhur me shkaqet e ankimit, duke i kundërshtuar si të padrejta e të pabazuara në ligj e në prova. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga Kolegji pas çeljes së hetimit gjyqësor.

Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe e rrethana për hetime të mëtejshme, qëndrim të cilin ndau edhe subjekti i rivlerësimit.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, ndërsa vendosi të mos hetojë më tej lidhur me denoncimet, pasi nuk përmbushin kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016.

Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën e radhës, që do të zhvillohet më datë 03.02.2026, ora 12:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-26 All day

    The Special Appeal Chamber opened on 16.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The presiding judge announced that on 09.02.2026, the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, through a request addressed to the Chamber, demanded the postponement of the hearing, due to the objective impossibility of the prosecutor authorized to its attendance, to participate therein.

    The trial panel decided to accept the request of the Head of the Special Prosecution Office, postponing the hearing to 26.02.2026, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-26 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 16.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se më datë 09.02.2026, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kolegjit, kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, për pamundësi objektive të marrjes pjesë në të, të prokurorit të autorizuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën për në datën 26.02.2026, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.