Seancë publike

Seancë publike

2026-01-22 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.01.2026, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se shpjegimet e subjektit të rivlerësimit mbeten të paprovuara, në nivel deklarativ, të pasakta, jo bindëse e të besueshme. Z. Klodjan Braho i kërkoi Kolegjit që, në vlerësimin tërësor të çëshjtes, të marrë në konsideratë edhe gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit lidhur me kriterin e figurës dhe atë profesional, duke i vlerësuar sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Hamiti.

Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se nëpërmjet akteve në dosje dhe përgjigjeve shteruese vërtetohet se gjetjet për të tria kriteret e vlerësimit janë të pabazuara e nuk qëndrojnë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës. Z.Gentian Hamiti i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor me qëllim hetimin e rrethanave bazuar në këto akte të reja, të pashqyrtuara më parë nga organet e rivlerësimit; rrëzimin e ankimit si jo objektiv e në mospërputhje me standardet e procesit të rivlerësimit; si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes duke pranuar të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit me parashtrimet dhe të cituara në seancën e sotme gjyqësore. Gjithashtu, vendosi të marrë kryesisht, në cilësinë e provës aktet e gjendura në dosjen gjyqësore që i përket vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 59, datë 22.07.2025, lidhur me personin e lidhur Armida Hamiti, që lidhen me kriterin e vlerësimit të pasurisë së subjektit Hamiti.

I pyetur nga kryesuesja, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk vlerësonte të paraqiste ndonjë kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes së personit të lidhur.

Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit  gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 22.01.2026, ora 13:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-26 All day

    The Special Appeal Chamber opened on 16.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The presiding judge announced that on 09.02.2026, the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, through a request addressed to the Chamber, demanded the postponement of the hearing, due to the objective impossibility of the prosecutor authorized to its attendance, to participate therein.

    The trial panel decided to accept the request of the Head of the Special Prosecution Office, postponing the hearing to 26.02.2026, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-26 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 16.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se më datë 09.02.2026, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kolegjit, kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, për pamundësi objektive të marrjes pjesë në të, të prokurorit të autorizuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën për në datën 26.02.2026, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.