
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 08:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Gentian Trenova për rishikimin e vendimit (JR) nr. 10, datë 19.11.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
