|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shtator | Shtator | 1 - Njoftim vendimi
All day 2025.10.01 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 748, datë 27.03.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 748, datë 27.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2025. - Njoftime
All day 2025.10.01 Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ********************* Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 2 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.02 Ditën e enjte, më datë 02.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 652, datë 28.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.10.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 3 - Njoftim
All day 2025.10.03 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 4 | 5 |
6 - Seancë publike
All day 2025.10.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, i autorizuar me prokurë prej tij, paraqiti një kërkesë për shtyrje të seancës me qëllim për të pritur përfundimin e gjykimit të një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.10.2025, pasi sipas tij, ky vendim do të ndikonte në qëndrimin që ata do të mbanin në çështjen në Kolegj. Pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili u shpreh për vijimin e gjykimit, trupi vendosi rrëzimin e kërkesës, duke ftuar palët të vijojnë me parashtrimet. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se, bazuar në rrethanën e re, atë të procedimit penal të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim që t’i drejtohet institucioneve përkatëse për përditësim të informacionit për të vlerësuar nëse subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi në mënyrë alternative ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024 ose lënien në fuqi të tij. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me ankimin dhe la në vlerësim të Kolegjit kërkesën për t’iu drejtuar institucioneve për informacion të përditësuar, duke veçuar rastet kur ky informacion nuk do të ndikonte në çështjen objekt gjykimi. Përfaqësuesi ligjor kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024. Trupi gjykues, pasi dëgjoi parashtrimet e palëve dhe kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 45 dhe 49/1 të ligjit 84/2016, vendosi: – të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke kërkuar raportin e përditësuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. – të kërkohen materialet hetimore për dy procedime penale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.11.2025, ora 10.00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.10.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Kryesuesja bëri me dije se, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, trupi gjykues ishte njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se, edhe pas njohjes me provat e reja, vijon të mbetet e paargumentuar dhe e paqartë ndërmarrja e veprimeve hetimore prej subjektit të rivlerësimit në disa çështje. Z. Braho i kërkoi Kolegjit, që të marrë në konsideratë gjetjet e konstatuara, t’i vlerësojë ato në raport me informacionin e klasifikuar me të cilin është njohur dhe në mënyrë alternative të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023. Kryesuesja e trupit gjykues pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nëse mund të paraqiste një kërkim përfundimtar dhe jo alternativ për çështjen. Z. Braho deklaroi se vjen me këtë kërkim alternativ, pasi nuk është njohur me informacionin e klasifikuar të agjencive ligjzbatuese. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se në këtë kërkim alternativ të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk identifikohet asnjë shkelje e ligjit procedural apo material, nuk ka normë të supozuar të shkelur, kërkesë përfundimtare apo argumentim të bazuar në fakte. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesit të tij, të paraqesë një kërkim konkret, të vetëm, pa alternativa, për vendimin objekt kontrolli, duke i ftuar që, nëse e vlerësojnë të nevojshme, mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij. Për këtë arsye, seanca publike u shty për në datën 13.10.2025, ora 10.00. Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 7 - Seancë publike
All day 2025.10.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.09.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga personi i lidhur (bashkëshorti) i subjektit të rivlerësimit. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, më datë 07.10.2025, ora 09:30. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 8 | 9 - Dhomë Këshillimi
All day 2025.10.09 Ditën e enjte, më datë 09.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 740, datë 08.03.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 10 | 11 | 12 |
13 - Seancë publike
All day 2025.10.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Kryesuesja bëri me dije se, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, trupi gjykues ishte njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se, edhe pas njohjes me provat e reja, vijon të mbetet e paargumentuar dhe e paqartë ndërmarrja e veprimeve hetimore prej subjektit të rivlerësimit në disa çështje. Z. Braho i kërkoi Kolegjit, që të marrë në konsideratë gjetjet e konstatuara, t’i vlerësojë ato në raport me informacionin e klasifikuar me të cilin është njohur dhe në mënyrë alternative të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023. Kryesuesja e trupit gjykues pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nëse mund të paraqiste një kërkim përfundimtar dhe jo alternativ për çështjen. Z. Braho deklaroi se vjen me këtë kërkim alternativ, pasi nuk është njohur me informacionin e klasifikuar të agjencive ligjzbatuese. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se në këtë kërkim alternativ të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk identifikohet asnjë shkelje e ligjit procedural apo material, nuk ka normë të supozuar të shkelur, kërkesë përfundimtare apo argumentim të bazuar në fakte. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesit të tij, të paraqesë një kërkim konkret, të vetëm, pa alternativa, për vendimin objekt kontrolli, duke i ftuar që, nëse e vlerësojnë të nevojshme, mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij. Për këtë arsye, seanca publike u shty për në datën 13.10.2025, ora 10.00. Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 14 - Seancë publike
All day 2025.10.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, për subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se analiza financiare e kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mbështetet në aktet në dosje dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë bindshëm burimet e ligjshme të pasurisë në përdorim dhe mbulimin e investimeve të kryera. Sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, z. Xholi deklaroi se arsyetimi i subjektit të rivlerësimit për veprimet hetimore të ndërmarra është i një cilësie të dobët, në të mungon argumentimi logjik dhe ligjor, si dhe nuk është i mbështetur në aktet e fashikullit hetimor. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Habazaj. Gjatë paraqitjes së prapësimeve, subjekti i rivlerësimit deklaroi se shkaqet e ankimit nuk qëndrojnë, ato bien ndesh me provat në dosje dhe se konkluzionet e nxjerra u janë referuar në mënyrë të pjesshme fakteve dhe dokumentacionit në dispozicion. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime të detajuara për secilin shkak ankimi që lidhet me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë profesional dhe deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i drejtë, i bazuar në hetim të thelluar dhe duhet të lihet në fuqi. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Në vijim, relatorja e çështjes i drejtoi disa pyetjeve palëve në funksion të shqyrtimit të çështjes. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se do t’u japë përgjigje në konkluzionet përfundimtare, ndërsa subjekti i rivlerësimit dha shpjegime rreth tyre. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimti gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 14.10.2025, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 15 - Seancë publike
All day 2025.10.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, për subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe gjendet në kushtet e pamundësisë financiare për të justifikuar ligjshmërinë e të ardhurave, në shkallë të tillë që nuk mund të gjejë zbatim parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit. Në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, z. Klodian Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës për gjetjet e përfshira në ankim sa i përket veprimeve hetimore të ndërmarra prej tij. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit duke dhënë shpjegime të detajuara për secilin prej tyre, ndërsa përfaqësuesja e tij ligjore deklaroi se nuk mund të zerohen të ardhurat e qenësishme të familjes bujqësore, për sa kohë nuk ekziston asnjë rast, qoftë edhe i dyshuar, i ndonjë aktiviteti korruptiv të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur parashtrimeve, si dhe të një akti rë ri të depozituar gjatë seancës së sotme gjyqësore. Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë ndonjë rrethanë me interes për procesin. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ndan qëndrim të njëjtë me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në këtë kuadër. Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara sipas procesverbalit të seancës së sotme, përveç një akti, për të cilin, i dha mundësinë subjektit të rivlerësimit ta paraqesë në formën e kërkuar nga ligji para seancës gjyqësore pasuese. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të mos hetojë më tej lidhur me denoncimet, pasi nuk përmbushin kriteret e nenit 53, të ligjit 84/2016. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.10.2025, ora 9:00, seancë, gjatë së cilës palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 16 - Seancë publike
All day 2025.10.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29.09.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, për subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani. Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vlerësoi se deklarimet e subjektit të rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani, janë të paqarta e kontradiktore në raport me aktet në dosje, duke e bërë deklarimin e saj të pabesueshëm, të pasaktë, si dhe duke pamundësuar kontrollin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë së saj e personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, duke disponuar çeljen e hetimit gjyqësor për të pranuar prova të reja gjatë këtij procesi, me qëllim arritjen e një konkluzioni të drejtë për çështjen. Në vijim, subjekti i rivlerësimit znj. Mirela Zavalani dhe përfaqësuesja e saj ligjore dhanë shpjegime të detajuara për secilin prej shkaqeve të ankimit dhe i kërkuan Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë aktet e reja bashkëlidhur parashtrimeve, për të cilat deklaruan se saktësojnë çdo rrethanë të paqartë të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, si dhe mbështesin bindshëm standardin e besueshmërisë së subjektit të rivlerësimit në deklarim. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet shkresore të individualizuara nga subjekti i rivlerësimit në parashtrimet me shkrim të depozituara si dhe në inventarin e provave që i bashkëlidhet këtyre parashtrimeve. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme, të datës 16.10.2025, ora 8:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 - Seancë publike
All day 2025.10.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 28 - Seancë publike
All day 2025.10.28 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.10.28 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 29 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.29 Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 30 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.30 Ditën e enjte, më datë 30.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 759, datë 19.04.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 31 | Nëntor | Nëntor |