Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2025 >
March
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
1
2
3
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.02.2025, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erjon Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021.

    Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën gjyqësore me qëllim njohjen e informacionit të klasifikuar, i cili i është vënë në dispozicion trupit gjykues të Komisionit dhe vëzhgueses ndërkombëtare nga organi ligjzbatues.

    Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 03.03.2025, ora 13:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.03

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    · Lënien në fuqi të vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.03.2025.

4
5
  • Seancë publike
    All day
    2025.03.05

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.03.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2022, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova.

    Në vijim të seancës së mëparshme gjyqësore, kryesuesja informoi se në Kolegj ka mbërritur përgjigjja e AKSIK-së, nëpërmjet së cilës bëhet me dije që ShISh ka rezufuar të kryejë deklasifikimin e raportit të përditësuar për subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Gjithashtu, shoqëria ndërtuese e apartamentit të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, i është përgjigjur kërkesës së Kolegjit, duke bërë me dije se nuk disponon informacion për rastin, pasi është tejkaluar afati 5-vjeçar i ruajtjes së dokumentacionit. Palët konfirmuan njohjen me paketën e plotë të këtyre akteve.

    Lidhur me sa më sipër, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se në mungesë të informacionit të kërkuar, duhet të procedohet me provat dhe të dhënat që janë administruar në dosje gjatë procesit të zhvilluar në KPK dhe KPA.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se provat që janë pjesë e dosjes gjqësore janë shteruese dhe përcaktojnë qartë të gjitha marrëdhëniet juridike të subjektit të rivlerësimit. Përfaqësuesja ligjore shtoi se ShISh nuk ka dhënë ndonjë shkak ligjor mbi arsyet e përjashtimit nga deklasifikimi të raportit të përditësuar për subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Nëpërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përfaqësuesja ligjore, i kërkoi Kolegjit që, duke qenë se trupi gjykues, ashtu si dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, është njohur me raportin e klasifikuar, të bëjë me dije nëse raporti i përditësuar, ka ndryshime krahasuar me të mëparshmin. Në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, ky informacion do të ndihmonte subjektin e rivvlerësimit të mbante një qëndrim të bazuar në rast se do të konsiderohej e nevojshme nga trupi gjykues.

    Lidhur me këtë kërkesë, në emër të trupit gjykues, kryesuesja deklaroi se Kolegji nuk gjendet në rrethana të tilla që të mund të japë konkluzion lidhur me një raport të hartuar nga një grup pune i ngritur për këtë qëllim, si dhe bëri me dije se trupi gjykues nuk ka konstatuar çështje për të cilat është e domosdoshme që subjekti i rivlerësimit të mbajë një qëndrim.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues mbylli hetimin gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit mbajti të njëjtin qëndrim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

    Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 13.03.2025, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

6
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.06

    Ditën e enjte, më datë 06.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 489, datë 16.12.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.06

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr.11/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 489, datë 16.12.2021.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    · Lënien në fuqi të vendimit nr. 489, datë 16.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Binas Nina.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 06.03.2025.

7
8
9
10
  • Njoftim
    All day
    2025.03.10

    Ditën e enjte, më datë 24.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

11
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.11

    Ditën e martë, më datë 11.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 533, datë 18.05.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.11

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 533, datë 18.05.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja“a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    · Lënien në fuqi të vendimit nr. 533, datë 18.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 11.03.2025.

12
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.12

    Ditën e mërkurë, më datë 12.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.12
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
    · Ndryshimin e vendimit nr. 691, datë 27.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.
    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall në Tiranë, sot, më datë 12.03.2025.
  • Njoftim
    All day
    2025.03.12

    Ditën e mërkurë, më datë 23.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 529, datë 09.05.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

13
  • Seancë publike
    All day
    2025.03.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.03.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në këtë proces gjyqësor.

    Z. Xholi paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, në mbështetje edhe të rekomandimit të ONM-së për paraqitjen e ankimit, duke konsideruar se vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara në dosje, dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, duke bërë një deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, sipas pikës 3 dhe 5 të Nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe pikës 3 dhe 5 të nenit 61, të ligjit 84/2016. Në përfundim të parashtrimeve të tij, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, z. Xholi, kërkoi nga Kolegji shqyrtimin e shkaqeve të ankimit dhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

    Subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë të detajuar prapësimet e saj lidhur me shkaqet e ankimit, në lidhje me të gjitha pasuritë e parashtruara në ankimin e Komisionerit Publik, në pronësi të subjektit të rivlerësimit dhe personave të saj të lidhur, të përfituara përpara marrjes së detyrës dhe përgjatë saj. Në mbështetje të pretendimeve të saj, subjekti i rivlerësimit paraqiti edhe disa akte, të cilat kërkoi të merren si provë nga trupi gjykues.

    Trupi gjykues, pas konsultimit, vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet shkresore sipas procesverbalit të seancës së ditës së sotme, përveç disa akteve të cilat mund të aksesohen nga burime të hapura nga vetë trupi gjykues.

    Duke qenë se palët nuk kishin kërkesa të tjera, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare të çështjes, në seancën e datës 19 mars 2025, ora 08:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.13

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2022, datë 09.05.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 514, datë 28.02.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    · Ndryshimin e vendimit nr. 514, datë 28.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, më datë 13.03.2025.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.13

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2022, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 524, datë 08.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Elfrida Bregova.

    – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 13.03.2025.

14
15
16
17
  • Njoftim
    All day
    2025.03.17

    Ditën e hënë, më datë 26.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 668, datë 26.05.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.03.17

    Ditën e enjte, më datë 03.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 33/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 534, datë 23.05.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

18
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.18

    Ditën e martë, më datë 18.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2022, datë 12.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erind Reovica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 508, datë 10.02.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 18/2022, datë 12.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erind Reovica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 508, datë 10.02.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    · Lënien në fuqi të vendimit nr. 508, datë 10.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Erind Reovica.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 18.03.2025.

19
  • Seancë publike
    All day
    2025.03.19

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.03.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës konstatoi se ishte paraqitur Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, prezenca e të cilit në këtë proces gjyqësor legjitimohet bazuar në nenin 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 199 të Kodit të Procedurës Civile, dispozita këto që lejojnë kalimin procedurial të kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Kryesuesi bëri me dije se palëve u ishin përcjellë disa denoncime të publikut, të ardhura pas ankimit dhe për to, do të mbahej qëndrim gjatë seancës së sotme gjyqësore.

    Gjatë paraqitjes së parashtrimeve për shkaqet e ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme evidentoi gjetje dhe problematika në drejtim të veprimeve hetimore, njoftimit të akteve, intepretimit të ligjit etj, si dhe rrethana të evidentuara në një çështje për konflikt interesi, të konstatuara këto edhe në vendimin e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit. Bazuar në këto gjetje e problematika, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit që ato të vlerësohen në kuadër të vlerësimit etik dhe profesional të subjektit të rivlerësimit dhe të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes në kuptim të nenit 4, pika 2 të ligjit nr.84/2016, i ndërlidhur me nenin 61, pika 5 të tij.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, ndan qëndrim të kundërt me Komisionin, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Z. Dumani kërkoi ndryshimin e vendimit nr.521, datë 1.4.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj.

    Gjatë paraqitjes së prapësimeve, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit paraqiti argumentet e tij për secilin shkak të ankimit, si dhe deklaroi se në këto shkaqe nuk argumentohet sesi shkelje të mundshme që lidhen me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, apo rrethana të shkëputura nga çështje të shqyrtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, mund të cenojnë indikatorin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe aq më tepër, të cenojnë besimin e publikut tek drejtësia. Sipas tij, këto rrethana mund të merreshin në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes për të trija kriteret e vlerësimit dhe jo në rastin konkret, kur subjekti i rivlerësimit ka arritur nivel të besueshëm në dy kriteret e tjera, të pasurisë dhe të figurës. Bashkëlidhur parashtrimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues, si dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 521, datë 01.04.2022.

    Lidhur me denoncimet e publikut të depozituara në Kolegj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se dy prej tyre janë trajtuar gjatë procesit të kryer në Komision dhe për to nuk

    ishin ngritur shkaqe ankimi, ndërkohë që dy të tjera nuk përmbanin shkaqe që do të kërkonin hetim të mëtejshëm nga Kolegji. Lidhur më një denoncim nga publiku, ai vlerësoi se plotëson kriteret formale, por rezervoi të drejtën të shprehej pasi të dëgjonte qëndrimin e subjektit të rivlerësimit lidhur me të. Pasi dëgjoi shpjegimet e përfaqësuesit ligjor lidhur edhe me këtë denoncim, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i konsideroi të detajuara e bindëse dhe u shpreh se pretendimet e përshkruara në të, janë të pabazuara, pra, duke konsideruar të panevojshëm hetimin e mëtejshëm nga Kolegji.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor, duke marrë në cilësinë e provës aktet e depozituara në seancën e sotme gjyqësore, përveç dy akteve, të cilat subjekti i rivlerësimit u ftua që t’i paraqesë në formën e kërkuar nga ligji, mundësisht para seancës së radhës, në mënyrë që t ‘i vihen në dispozicion paraprakisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

    Lidhur me denoncimet e publikut, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetim gjyqësor, pasi vlerësoi se nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 53, të ligjit nr.84/2016.

    U vendos që në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më datë 04.04.2025, ora 09:00, palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.03.19

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.03.2025, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurinë, duke u gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë të pamjaftueshëm, si dhe në kushtet e konfliktit të interesit. Z. Dumani tha se të ardhurat e subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit nuk duhet të merren në konsideratë në analizën financiare, pasi nuk përmbushin kriteret e ligjit. Përfundimisht, ai i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit, znj. Mirela Mishgjoni, deklaroi se arrin në nivel të besueshëm në kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë në analizën financiare, të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, pasi janë të ardhura nga burime të ligjshme. Subjekti i rivlerësimit tha se marrja e masës disiplinore të shkarkimit të saj nga detyra, do të binte ndesh me parimet e objektivitetit dhe të proporcionalitetit, si dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 754, datë 05.04.2024.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.04.2025, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

20
  • Seancë publike
    All day
    2025.03.20

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 20.03.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mosprezencën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i legjitimuar si palë në këtë proces bazuar në nenin 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 199 të Kodit të Procedurës Civile, dispozita këto që parashikojnë kalimin procedural të kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Kryesuesja informoi se nëpërmjet një shkrese të mbërritur në Kolegj ditën e sotme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kishte bërë me dije se, për arsye objektive, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë dhe kërkonte shtyrjen e saj.

    Pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesës ligjore të subjektit të rivlerësimit që u shpreh për shtyrjen e seancës, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 02.04.2025, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

21
22
23
24
25
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.25

    Ditën e martë, më datë 25.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 14/2022, datë 09.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 496, datë 12.01.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.03.25

    Ditën e enjte, më datë 15.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 53/2022, datë 28.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerta Marku (Çibuku) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 565, datë 26.09.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.03.25

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 14/2022, datë 09.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 496, datë 12.01.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    · Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja.

    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 25.03.2025.

26
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.03.26

    Ditën e mërkurë, më datë 26.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 44/2022, datë 04.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Sharra kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 546, datë 30.06.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

27
28
  • Seancë publike
    All day
    2025.03.28

    Ditën e premte, më datë 28.03.2025, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtare: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

29
30
31
Prill
Prill
Prill
Prill
Prill
Prill

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI