Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 16:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ardian Ylli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 25, datë 29.07.2021, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.