
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.09.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 254, datë 04.06.2020.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Entela Shedula paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 254, datë 04.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 22 shtator 2022, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.