Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi sot, në mesditë, seancën e parë dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik z. Heral Saraçi.

Gjyqtari hetues zj.Natasha Mulaj, bazuar në raportin mbi rezultatet e hetimit parashtroi argumentat, mbi të cilat mbështeten konkluzionet e raportit për shkeljet disiplinore që dyshohet se janë kryer nga Komisioneri Publik z.Heral Saraçi.

Me kërkesë të Komisionerit Publik z.Saraçi, seanca dëgjimore u shty për ditën e mërkurë, datë 07.03. 2018, ora 10.00 për t’i dhënë mundësi z.Saraçi të mbrohet me avokat.