|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | 1 | 2 |
3 - Njoftim
All day 2018.12.03 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo). Sot, në datën 03.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj
| 4 | 5 | 6 | 7 - Njoftim
All day 2018.12.07 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Sot, në datën 07.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz - Njoftime
All day 2018.12.07 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.37/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka kundër vendimit nr.55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka. Sot, në datën 07.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo **** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli kundër vendimit nr.67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli. Sot, në datën 07.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo
| 8 | 9 |
10 | 11 - Ditë Seance
All day 2018.12.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj. Në këtë seancë, subjektet pjesëmarrëse në gjykim u njohën me informacionet dhe aktet bashkëlidhur që disa institucione shtetërore i kanë vënë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në zbatim të vendimit të datës 16.11.2018 për hetimin e disa fakteve juridike. Për t’i dhënë subjekteve pjesëmarrëse kohën e nevojshme për vlerësimin e fakteve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 17.12.2018, ora 12.00. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 - Ditë seance
All day 2018.12.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtitë e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe kërkoi marrjen në shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me cilësinë e provës, të disa dokumenteve që i depozitoi pranë trupit gjykues. Trupi gjykues, pasi u konsultua, i vlerësoi provat të panevojshme dhe si të tilla ia ktheu subjektit të rivlerësimit. Kryesuesi i seancës ftoi respektivisht Komisionerin Publik dhe subjektin e rivlerësimit, për kërkimet përfundimtare. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin e kërkesës së Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të KPK-së. Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili do të shpallet nesër, më datë 13.12.2018, ora 15.00. - Njoftim
All day 2018.12.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja kundër vendimit nr.68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja. Sot, në datën 12.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo
| 13 - Ditë seance
All day 2018.12.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati. Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe depozitoi disa akte shkresorë që kërkoi të merren në konsideratë. Për t’i dhënë Komisionierit Publik kohën e nevojshme për të specifikuar kërkesën e tij, pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti, trupi gjykues, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 18.12.2018, ora 14.00. - Njoftim
All day 2018.12.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte caktuar datën e sotme, 13 dhjetor 2018, si datën e publikimit të vendimit për çështjen (JR) nr.10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. Bazuar në nenin 55 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, trupi gjykues, duke e konsideruar këtë rast, si përjashtimor dhe kompleks, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit, ditën e hënë, më datë 17.12.2018, ora 10.00.
| 14 | 15 | 16 |
17 - Ditë Seance
All day 2018.12.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj. Në seancën e sotme, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit analizuan vlerën provuese të provave, të cilat, trupi gjykues vendosi të merren në gjykimin e kësaj çështjeje, me vendimin e ndërmjetëm të datës 17.12.2018. Komisioneri Publik kërkoi hetimin edhe të disa fakteve dhe marrjen e disa provave të tjera, kërkesë e cila, nuk u pranua nga trupi gjykues, bazuar në nenin 49, pika 6, germa a dhe b e ligjit 84/2016. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e enjte, më datë 20.12.2018, ora 09.30, për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit, të shpjegojë dhe provojë mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”, me targë AA … . Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2018.12.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari, kryesues, Luan Daci, relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, në bazë të nenit 59, pika 1, germa a dhe nenit 61, pika 3 të ligjit 84/2016 vlerëson se subjekti i rivlerësimit Bashkim Dedja, nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Për këtë arsye, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bazuar në nenin d, pika 1, 3 dhe 5 të aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, të ligjit 84/2016 dhe nenin 66, pika 1 germa b, po të ligjit 84/2016, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe ligjin e zbatueshëm për çështjen, vendosi: 1.Ndryshimin e vendimit nr.24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 2.Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Bashkim Dedja, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. 3.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 17.12.2018.
| 18 - Ditë seance
All day 2018.12.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati. Pas njohjes me aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionierit Publik specifikoi kërkesën e tij: çeljen e hetimit gjyqësor dhe riadministrimin e dokumentacionit provues nga institucionet shtetërore në funksion të hetimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi hapjen e hetimit gjyqësor, sipas nenit F, pika 3 të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 45 të ligjit 84/2016, si dhe administrimin e disa dokumenteve nga institucione shtetërore me qëllim saktësimin e informacionit. Gjithashtu, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si prova të dokumenteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 31 janar 2019, ora 10.00.
| 19 | 20 - Ditë seance
All day 2018.12.20 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj. Në seancën e sotme, subjekti i rivlerësimit shpjegoi mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”, me targë AA …, duke paraqitur edhe një deklaratë noteriale të blerësit, e cila u pranua si provë nga trupi gjykues. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 15.01.2019, ora 12.00, për t’i dhënë kohën e nevojshme Njësisë së Shërbimit Ligjor, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të vlerësojë efektin e provave të reja të marra deri në këtë fazë të gjykimit, në analizën financiare të subjektit të rivlerësimit. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2018.12.20 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj. Sot, në datën 20.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
| 21 | 22 | 23 |
24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
31 | Janar | Janar | Janar | Janar | Janar | Janar |