|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shtator | 1 - Seancë publike
00:00 2019.10.01 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 01.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për marrjen si provë të informacionit të përcjellë nga DSIK pranë Komisionerit Publik më datë 16.11.2018, si dhe vendosi t’ia përcjellë këtë dokument subjektit të rivlerësimit, pasi të kenë përfunduar procedurat e deklasifikimit të tij. Gjatë parashtrimit mbi vlerën provuese të provave të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në seancën parardhëse, Komisioneri Publik deklaroi se as me këto këto akte të reja, subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të. Subjekti i rivlerësimit kërkoi marrjen si provë të dy dokumenteve të reja bankare në funksion të shqyrtimit të çështjes, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues. Gjithashtu, në zbatim të vendimit për marrjen si provë të dokumentit të DSIK-së, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë organit kompetent që në një kohë sa më të arsyeshme, brenda limitit kohor prej 15 ditësh të përcaktuar me ligj, të kryejë deklasifikimin e dokumentit të konsideruar “sekret”. Në pritje të përgjigjes së organit kompetent, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 16.10.2019, ora 12.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2019.10.01 Ditën e hënë, më datë 21.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci, kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 | 3 - Seancë publike
All day 2019.10.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.10.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Komisioneri Publik shprehu dakordësinë lidhur me rezultatet e analizës financiare të përgatitur nga Kolegji, ndërsa subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij lidhur me këtë analizë, duke e konsideruar të gabuar dhe të pabazuar në prova. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen si provë të disa akteve të reja, si dhe kryerjen e një analize të re financiare nga një ekspert kontabël i pavarur, për të mundësuar zhvillimin e një procesi në kushtet e paanësisë. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për marrjen e provave të reja, ndërsa rrëzoi kërkesën e tij për kryerjen e ekspertimit kontabël, duke e konsideruar të panevojshme, bazuar në nenin 49, pika 6, germa “a” të ligjit 84/2016. Në përgjigje të kërkesës së Komisionerit Publik për një kohë të arsyeshme për t’u shprehur mbi vlerën provuese të provave në tërësi, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.10.2019, ora 11:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 | 5 | 6 |
7 | 8 - Dhomë këshillimi
00:00 2019.10.08 Ditën e martë, më datë 08.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.10.08 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1, pika “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.10.2019.
| 9 | 10 - Njoftim
00:00 2019.10.10 Ditën e mërkurë, më datë 30.10.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ervin Metalla, kundër vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 - Seancë publike
00:00 2019.10.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.10.2019, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Gjatë parashtrimit mbi vlerën provuese të provave, Komisioneri Publik deklaroi se provat në tërësi nuk ndikojnë as në ndryshimin e përfundimeve të nxjerra nga Komisioneri Publik, as në ndryshimin e shkaqeve të ankimit. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen si provë të disa akteve të reja, nga të cilat, trupi gjykues pranoi vetëm një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore, ndërsa nuk pranoi marrjen si provë të akteve të tjera, bazuar në nenin 49, pika 6, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës të gjitha aktet në tërësi dhe gjetjet e depozituara nga vëzhguesi ndërkombëtar, në funksion të shqyrtimit të çështjes, si dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 16.10.2019, ora 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 | 13 |
14 - Dhomë këshillimi
00:00 2019.10.14 Ditën e hënë, më datë 14.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artur Selmani, kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.10.14 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.
- Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019.
| 15 | 16 - Seancë publike
00:00 2019.10.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Gjate seancës së sotme gjyqësore, palët debatuan lidhur me vlerën provuese të një dokumentacioni të deklasifikuar, i cili u vendos të merrej si provë në seancën paraardhëse. Trupi gjykues, pasi i bëri disa pyetje subjektit të rivlerësimit, vendosi t’i kërkojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, informacione shtesë, të cilat i konsideroi të nevojshme për çështjen. Duke pasur në konsideratë kohën që i duhet institucioneve të kthejnë përgjigje për kërkesat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2019, ora 10.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
00:00 2019.10.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë, të pamjaftueshëm të pasurisë dhe nuk arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij. Komisioneri Publik i qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 24.10.2019, ora 15.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 | 19 | 20 |
21 - Dhomë këshillimi
00:00 2019.10.21 Ditën e hënë, më datë 21.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci, kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.10.21 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.10.2019.
| 22 | 23 | 24 - Njoftim vendimi
00:00 2019.10.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 24.10.2019, në Tiranë. - Njoftim
00:00 2019.10.24 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti. Sot, në datën 24.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
| 25 | 26 | 27 |
28 - Njoftim
00:00 2019.10.28 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Valbona Durraj (Seknaj) kundër vendimit nr.175, datë 04.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 28.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj
| 29 - Njoftim
00:00 2019.10.29 Ditën e hënë, më datë 18.11.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ahmet Jangulli, kundër vendimit nr. 67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Luan Daci Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 30 - Dhomë këshillimi
00:00 2019.10.30 Ditën e mërkurë, më datë 30.10.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ervin Metalla, kundër vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2019.10.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.53/2019, datë 25.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.183, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Sot, në datën 30.10.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo - Njoftim vendimi
00:00 2019.10.30 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla kundër vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.10.2019.
| 31 | Nëntor | Nëntor | Nëntor |