Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
February
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Janar
Janar
Janar
Janar
1
2
3
4
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.02.04

    Ditën e hënë, më datë 04.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.21/2018, datë 18.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Artan Zeneli ka bërë kundër vendimit nr.41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.02.04

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, sot, më datë 04.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.21/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli, kundër vendimit nr. 41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    3. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2019.
5
  • Ditë seance
    All day
    2019.02.05

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 5 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i dorëzoi subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik kopje të dokumenteve të lëshuara nga institucione shtetërore në vend, me kërkesë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në funksion të hetimit të çështjes. Ndërkohë, trupi gjykues është ende në pritje të një dokumenti nga autoritetet tatimore italiane, kërkuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtesisë së Republikës së Shqipërisë.

    Komisioneri Publik kërkoi revokimin e vendimit për marrjen e këtij dokumenti nëpërmjet autoriteteve shtetërore italiane, duke ia lënë subjektit të rivlerësimit barrën e sjelljes së kësaj prove sipas një formulari tip të përcaktuar.

    Trupi gjykues vendosi:

    • të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për revokimin e vendimit për marrjen e provës nga autoritetet tatimore italiane;
    • të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, në këtë moment procedural, për kalimin e barrës së provës subjektit të rivlerësimit Alma Brati;
    • subjekti i rivlerësimit Alma Brati ka të drejtë të paraqesë aktet që vërtetojnë pagimin e tatimeve në Itali, nga persona të lidhur me të.

    Në pritje të dokumenteve të kërkuara në cilësinë e provës, trupi gjykues shtyu seancën publike më datë 11.03.2019, ora 10.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

     

     

     

     

6
7
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.02.07

    Ditën e enjte, më datë 07.02.2019, ora 10:00, gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.19/2018, datë 11.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shkëlzen Selimi ka bërë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.52, datë 30.07.2018, i korrigjuar me vendimin nr. 5, datë 17.09.2018.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.02.07

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, sot, më datë 07.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.19/2018, datë 11.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi, kundër vendimit nr. 52, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues, mbështetur në faktet e provuara në gjykim, në zbatim të nenit Dh pika 3 e 4 të Aneksit të Kushtetutës dhe të neneve 61 pika 2 e 3 dhe 66 pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 vendosi unanimisht:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 52, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Selimi.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    3. U shpall në Tiranë, sot, më datë 07.02.2019.

     

     

8
9
10
11
12
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2019.02.12

    Ditën e martë, më datë 12.02.2019, ora 10:30, gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.24/2018, datë 25.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Gani Dizdari ka bërë kundër vendimit nr.37, datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

  • Ditë seance
    All day
    2019.02.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr. 9/2018, datë 19.07.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.

    Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik, një analizë financiare për periudhën kohore 2004-2016 të përgatitur nga Njësia e Shërbimit Ligjor, pas rivlerësimit që kjo e fundit i bëri situatës financiare, bazuar mbi provat e reja të marra deri në këtë fazë të gjykimit.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit të njihet me analizën financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 05.03.2019, ora 12.00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.02.12

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, sot, më datë 12.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.24/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari, kundër vendimit nr. 37, datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 16.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari.
    2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
    3. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.02.2019.

     

13
  • Seancë publike
    All day
    2019.02.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

    Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe kërkoi çeljen e hetimit mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave për krijimin e pasurive të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.

    Subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj shkaqeve të ankimit të paraqitura nga Komisioneri Publik për kriterin e pasurisë dhe atë profesional dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me një denoncim të ri të depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 19.02.2018, ora 12.30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2019.02.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.

    Sot, në datën 13.02.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    All day
    2019.02.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.

    Sot, në datën 13.02.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama  

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

14
15
16
17
18
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2019.02.18

    Ditën e hënë, më datë 18.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.18/2018, datë 02.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Adriatik Cama ka bërë kundër vendimit nr.35, datë 12.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore:   Albana Shtylla 

    Anëtarë:  Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2019.02.18

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Belishta kundër vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Admir Belishta.

    Sot, në datën 18.02.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

     

    ****

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana.

    Sot, në datën 18.02.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.02.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 18.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.18/2018, datë 02.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama kundër vendimit nr. 35, datë 12.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 35, datë 12.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama.
    2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
    3. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.02.2019.
19
  • Seancë publike
    All day
    2019.02.19

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

    Gjatë kësaj seance, subjekti i rivlerësimit vlerësoi se denoncimi me të cilin u njoh seancën e kaluar, nuk paraqet asnjë të dhënë që mund të çojë në dyshime për paaftësi të saj në aspektin profesional.

    Komisioneri Publik kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të hetojë dhe të shprehet mbi të gjitha denoncimet në total, të depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit.

    Trupi gjykues refuzoi kërkesën e Komisionerit Publik për riçeljen e hetimit administrativ, pasi konsideroi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes.

    Pasi deklaroi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën, ditën e hënë, më datë 25.02.2019, ora 10.00, për t’i lënë në dispozicion kohën e nevojshme Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit për konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

20
21
22
23
24
25
  • Ditë seance
    All day
    2019.02.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

    Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimare e konsideroi ankimin e Komisionerit Publik të pabazuar në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrative të KPK-së, rrjedhimisht kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit lënien në fuqi të vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e enjte, më 28 shkurt, ora 12.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

26
27
28
  • Njoftim vendimi
    All day
    2019.02.28

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, vlerëson se subjekti i rivlerësimit Antoneta Sevdari ka kryer deklarim të pamjaftueshëm në kuptim të pikës 3 të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës, nenit 33, pika 5, shkronja “b” të ligjit 84/2016, dhe se nga vlerësimi tërësor i të tre kritereve në kuptim të nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, rezulton se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

    Për këto arsye, trupi gjykues me shumicë votash, bazuar në nenet D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenit 61, pika 3 dhe 5, si dhe nenit 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

    Vendosi:

    1.Ndryshimin e vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj.Antoneta Sevdari.

    2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.02.2019.

     

Mars
Mars
Mars

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI