|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Gusht | Gusht | Gusht | Gusht | Gusht | Gusht | 1 |
2 | 3 - Seancë publike
All day 2019.09.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.09.2019, ora 11:00, seancën e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Kryesuesi i seancës njoftoi se shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje do të shtyhet për shkak të mosformimit të trupit gjykues, si pasojë e mosprezencës për arsye familjare të njërës prej anëtareve, gjyqtares Natasha Mulaj. Në përgjigje të kërkesës së palëve për një datë të përshtatshme për seancën e radhës, u caktua data 20.09.2019, ora 10:00, për zhvillimin e kësaj seance. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2019.09.03 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi kundër vendimit nr.138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz **************************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj kundër vendimit nr.150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo *************************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit nr.179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
| 4 - Njoftim
00:00 2019.09.04 Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Luan Daci Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 - Seancë publike
00:00 2019.09.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Gjatë kësaj séance gjyqësore, subjekti i rivlerësimit shprehu kundërshtimet e tij lidhur me ankimin e Komisionerit Publik dhe kërkoi riçelje të hetimit gjyqësor për marrjen si provë të disa akteve të reja shkresore, të depozituara pranë trupit gjykues. Trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, si dhe vendosi të marrë si prova aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi që Kolegji të kryejë një analizë të plotë, sa i përket situatës financiare të subjektit të rivlerësimit që nga viti 2003, deri në vitin 2016. Kjo analizë do t’u dorëzohet palëve brenda një kohe të arsyeshme, për t’u mundësuar përgatitjen e argumentave respektivë për në seancën e radhës që do të zhvillohet më 25 shtator, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 7 | 8 |
9 - Seancë publike
00:00 2019.09.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja. Gjatë kësaj seance gjyqësore, palët paraqitën konkluzionet e tyre përfundimtare. Sipas një vlerësimi tërësor, bazuar në të gjitha provat e reja të administruara gjatë shqyrtimit dhe hetimit gjyqësor të çështjes, Komisioneri Publik arriti në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit rezulton të paraqesë një nivel kualifikues,sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale. Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke përfshirë në vendimin e arsyetuar, orientimin që gjatë vlerësimit të aftësive profesionale, Komisioni të bazohet edhe në metodologji specifike me indikatorë dhe nënindikatorë të parashikuar nga ligji. Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 13.09.2019, ora 09.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Njoftime
00:00 2019.09.10 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit nr.159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo ***** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr.178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz ***** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr.186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo ***** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.41/2019, datë 06.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi kundër vendimit nr.171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo
| 11 | 12 | 13 - Njoftim vendimi
00:00 2019.09.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 29/2018, datë 05.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.09.2019.
| 14 | 15 |
16 - Njoftim vendimi
00:00 2019.09.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime: - Lënien në fuqi të vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.09.2019. - Dhomë këshillimi
00:00 2019.09.16 Ditën e hënë, më datë 16.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 | 19 - Njoftim
00:00 2019.09.19 Ditën e martë, më datë 08.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2018, datë 07.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Sotiraq Lubonja, kundër vendimit nr. 68, datë 08.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 - Seancë publike
00:00 2019.09.20 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në pamundësi financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë, si dhe ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë; rrjedhimisht Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i konsideruar si të pabazuara në ligj e në prova dhe i kërkoi trupit gjykues çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen në cilësinë e provës të disa akteve të reja që i paraqiti gjatë seancës së sotme gjyqësore. Trupi gjykues vendosi të marrë si provë aktet e paraqitura në kuadër të shkaqeve të ankimit që lidhen me kriterin e pasurisë, duke i konsideruar të pranueshme nga pikëpamja formale, ndërkohë që vlera e tyre provuese do të analizohet në kuadër të marrjes së vendimit përfundimtar. Trupi gjykues refuzoi marrjen si provë të disa akteve shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit që lidheshin me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, pasi konstatoi se këto akte tejkalonin shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik që lidhen vetëm me kriterin e pasurisë. Përsa i përket një kërkese që bëri Komisioneri Publik për marrjen si provë të një informacioni të përcjellë nga DSIK pranë Komisionerit Publik më datë 16.11.2018, trupi gjykues vendosi që duke qenë se nuk është pjesë e ankimit, do ta shqyrtojë vetëm pasi të njihet me dokumentacionin dhe ta analizojë atë. Kryesuesi i seancës deklaroi se deri në seancën e radhës trupi gjykues do të vlerësojë se deri në cilën shkallë do të marrë dijeni subjekti i rivlerësimit për këtë material që sipas Komisionerit Publik, pretendohet të jetë “sekret”. Po në këtë seancë, do të përcaktohet nga trupi gjykues nëse ky dokument do të merret ose jo si provë në gjykim. Në kushtet kur Komisionerit Publik kërkoi kohë për t’u shprehur mbi vlerën provuese të provave të reja, për të cilat, subjekti i rivlerësimit kërkon të merren në gjykim nëpërmjet riçeljes së hetimit gjyqësor, trupi gjykues vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 1 tetor 2019, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 21 | 22 |
23 - Njoftim vendimi
00:00 2019.09.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.09.2019. - Dhomë këshillimi
00:00 2019.09.23 Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Luan Daci Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 | 25 - Seancë publike
00:00 2019.09.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.09.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Subjekti i rivlerësimit nuk ishte i pranishëm në këtë seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, për të cilat, paraqiti një raport mjekësor. Subjekti i rivleresimit, nëpërmjet një kërkese me shkrim i kërkoi trupit gjykues shtyrjen e seancës. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në datën 03.10.2019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2019.09.25 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha kundër vendimit nr.155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena kundër vendimit nr.160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana. Sot, në datën 25.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Luan Daci Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 26 - Njoftim
00:00 2019.09.26 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro kundër vendimit nr.154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 26.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz
| 27 - Njoftim
00:00 2019.09.27 Ditën e hënë, më datë 14.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artur Selmani, kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 28 | 29 |
30 | Tetor | Tetor | Tetor | Tetor | Tetor | Tetor |