|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Dhjetor | Dhjetor | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 |
6 | 7 | 8 - Seancë publike
00:00 2020.01.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 08.01.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani. Kryesuesja e seancës njoftoi palët në proces se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur kërkesë për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor, për t’i dhënë kohë përgatitjeje avokatit të tij mbrojtës. Në seancë, subjekti i rivlerësimit parashtroi gjithashtu edhe një rrethanë familjare për shkak të së cilës kërkoi shtyrjen e seancës. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më datë 20.01.2020, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3. Tiranë.
| 9 | 10 | 11 | 12 |
13 - Dhomë këshillimi
00:00 2020.01.13 Ditën e hënë, më datë 13.01.2020, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes me nr. (JR) regjistri 9/2019, datë 12.02.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancën e sotme, trupi gjykues u njoh me kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Luan Daci, të cilën subjekti i rivlerësimit Izet Kadana e ka paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Pasi u njoh me kërkesën, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Sokol Çomo, Luan Daci dhe Natasha Mulaj anëtarë, vendosi pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes me nr. (JR) regjistri 9/2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e gjyqtarit Luan Daci nga përbërja e këtij trupi gjykues.
| 14 | 15 - Dhomë këshillimi
00:00 2020.01.15 Ditën e mërkurë, më datë 15.01.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.8/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Admir Belishta, kundër vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.01.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.8/2019, datë 12.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Admir Belishta, kundër vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Belishta.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.01.2020.
| 16 - Seancë publike
00:00 2020.01.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.01.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj. Kryesuesi i seancës deklaroi se institucionet shtetërore, përveç Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, kanë kthyer përgjigje lidhur me dokumentacionin shtesë të kërkuar nga Kolegji në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në përgjigje të kërkesës së trupit gjykues gjatë seancës paraardhëse, Komisioneri Publik shprehu vlerësimin e tij mbi mënyrën e trajtimit të denoncimeve të publikut. Komisioneri Publik vlerësoi se të dhënat e një pjese të denoncimeve i ka pasqyruar në shkaqet e ankimit, ndërsa për pjesën tjetër, deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetim të mëtejshëm nga Kolegji. Në përgjigje të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit paraqiti akte të reja shtesë, të cilat, kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Trupi gjykues vendosi t’u vërë në dispozicion palëve përgjigjet e ardhura nga institucionet shtetërore, ndërsa subjektit të rivlerësimit, do t’i vihen në dispozicion edhe denoncimet e publikut. Për t’u lënë në dispozicion palëve kohë të arsyeshme për t’u shprehur lidhur me formën dhe përmbajtjen e materialeve të prezantuara në këtë seancë, trupi gjykues vendosi që seanca të ndërpritet, për të vijuar më datë 04.02.2020, në orën 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 - Njoftim
00:00 2020.01.17 Ditën e enjte, më datë 06.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Adnand Kosova. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 18 | 19 |
20 - Seancë publike
12:55 2020.01.20 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.01.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani. Në fillim të seancës, subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet avokatit të tij, paraqiti një kërkesë paraprake të depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përjashtimin nga trupi gjykues, të dy anëtarëve të tij, gjyqtarëve Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Kryesuesja e seancës bëri me dije se Kolegji do të vijojë procedurat për hedhjen e shortit, nëpërmjet të cilit do të caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim të dy gjyqtarëve, ndërkohë që procesi gjyqësor do të vijojë bazuar në nenin 75, paragrafi i fundit i Kodit të Procedurës Civile. Në vijim, subjekti i rivlerësimit paraqiti edhe dy kërkesa të tjera paraprake: - Pezullimin e procesit të rivlerësimit për z.Besnik Cani deri në përfundimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; bazuar në nenin 179/b, aneksin e Kushtetutës në tërësinë e vet dhe nenin 4 pika 6, nenin 65 të ligjit 84/2016 dhe duke vlerësuar se nuk ndodhet në kushtet e nenit 297 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të rrëzojë kërkesën, si të pabazuar në ligj.
- Mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik përsa i përket 4 çështjeve që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur t’ia përcjellë organit kompetent për inspektim të shkeljeve të mundshme ligjore nga ana e subjektit te rivleresimit; bazuar në dispozitat e neneve 4 pika 6 dhe 65 të ligjit 84/2016 dhe nenin 450, pika 3 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vlerësoi të mos shprehet në këtë fazë të procesit. Për këtë kërkesë, trupi gjykues ruan të drejten të shprehet në një fazë tjetër ose në vendimin përfundimtar.
Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit parashtroi prapësimet lidhur me këto shkaqe ankimi dhe në përgjigje të tyre, depozitoi pranë trupit gjykues, akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë. Për t’i lënë kohë të arsyeshme Komisionerit Publik të shprehet lidhur me këto akte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11 shkurt, ora 10.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 21 - Njoftim
00:00 2020.01.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.1/2020, datë 08.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri kundër vendimit nr.202, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz - Njoftim
00:00 2020.01.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit nr.199, datë 11.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
| 22 | 23 - Njoftim
00:00 2020.01.23 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.3/2020, datë 14.01.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.200, datë 16.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj. Sot, në datën 23.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo - Njoftim
00:00 2020.01.23 Ditën e mërkurë, më datë 19.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Luan Daci Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 | 25 | 26 |
27 | 28 - Njoftim
00:00 2020.01.28 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Luan Daci Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz - Njoftim
00:00 2020.01.28 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit nr. 203, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 29 | 30 - Njoftim
00:00 2020.01.30 Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 31 | Shkurt | Shkurt |