|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shtator | Shtator | Shtator | 1 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.10.01 Ditën e enjte, më datë 01.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.10.01 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2020.
| 2 - Seancë publike
00:00 2020.10.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka. Kryesuesja e seancës bëri me dije se në përmbushje të detyrave të lëna në seancën paraardhëse, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar në Kolegj në mënyrë elektronike, prapësimet e tij lidhur me analizën financiare të kryer nga Kolegji, me kërkesë të Komisionerit Publik. Në qëndrimin e tij lidhur me këtë analizë financiare, Komisioneri Publik shprehu dakordësinë për një pjesë të zërave, ndërsa kundërshtoi përllogaritjet për gjendjen e likuiditeteve cash, të deklaruara nga subjekti i rivlerësimit në deklaratat periodike të viteve 2005 dhe 2010-të. Nga ana e tij, subjekti i rivlerësimit, prapësimet e tij lidhur me analizën financiare, i mbështeti në 16 akte të reja, të cilat i paraqiti pranë trupit gjykues. Trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Pas deklarimit të palëve për mospasje të kërkesave shtesë, trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare më datë 08.10.2020, ora 10:00. Në këtë seancë, së bashku me konkluzionet përfundimtare, Komisioneri Publik do të shprehë qëndrimin e tij edhe në lidhje me provat e reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit lidhur me analizën financiare. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 | 4 |
5 | 6 - Seancë publike
00:00 2020.10.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se ndan gjykim të kundërt me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas të cilit, janë konstatuar mangësi vetëm në aftësitë profesionale të subjektit të rivlerësimit, z. Elvin Gokaj dhe është vendosur pezullimi i tij nga detyra për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, pasi sipas tij, z. Gokaj nuk arrin nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë. Nga ana e tij, subjekti i rivlerësimit përmes përfaqësueses ligjore, paraqiti parashtresat për ankimin e depozituar prej tij, si dhe prapësimet për shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke kërkuar riçelje të hetimit, bazuar në disa akte të reja shkresore të depozituara gjatë seancës së sotme, për të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se edhe vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konstatonte mangësi në aftësitë profesionale të tij, është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe me një analizë të mangët ligjore. Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor dhe të pranojë në cilësinë e provës vetëm një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që bazuar në nenin 49, pika 6, germa “a” dhe “d” e ligjit 84/2016, vlerësoi se pjesa tjetër e akteve është e panevojshme dhe nuk ndikon në marrjen e vendimit, edhe nëse ato akte konsiderohen të vërteta. Duke qenë se lejoi të marrë në cilësinë e provës disa akte, në funksion të ankimit të Komisionerit Publik dhe të ankimit të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi që të dyja ankimet të shqyrtohen së bashku në të njëjtin proces. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 21.10.2020 ora 10.30, për t’u dhënë kohë palëve të përgatiten për të debatuar lidhur me provat e reja. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 7 | 8 - Seancë publike
00:00 2020.10.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 08.10.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka. Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit, kanë qenë bindëse sa i përket vlerësimit të kriterit profesional. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka, bazuar në vlerësimin e kriterit të pasurisë. Komisioneri Publik deklaroi se z. Peka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit për këtë kriter. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit paraqiti prapësimet për shkaqet e ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 22.10.2020, ora 13.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2020.10.08 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 269, datë 01.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha. Sot, në datën 08.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 273, datë 10.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja. Sot, në datën 08.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.44/2020, datë 02.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj kundër vendimit nr. 261, datë 16.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 08.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 9 | 10 | 11 |
12 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.10.12 Ditën e hënë, më datë 12.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.10.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 12.10.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues, do të zhvillohet ditën e premte, datë 23.10.2020, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 13 | 14 | 15 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.10.15 Ditën e enjte, më datë 15.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.10.15 Ditën e hënë, më datë 09.11.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.10.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini. 2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.10.2020.
| 16 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.10.16 Ditën e premte, më datë 16.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani, kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.10.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.10.2020, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 40/2018, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi mori në shqyrtim çështjen dhe rrëzoi me shumicë votash kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 04.11.2020, ora 10:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 |
19 | 20 | 21 - Seancë publike
00:00 2020.10.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 21.10.2020, ora 10:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e Komisionerit Publik z. Darjel Sina që ka ushtruar ankimin në çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019. Në mungesë të tij, Komisioneri Publik z. Florian Ballhysa ishte i pranishëm për të bërë me dije se z. Sina kishte lajmëruar në mënyrë elektronike Kolegjin që, për arsye objektive, e kishte të pamundur pjesëmarrjen dhe kërkonte shtyrjen e seancës për një kohë të përshtatshme. Pasi kryesuesja konfirmoi marrjen e e-mail-it, në të cilin Komisioneri Publik Darjel Sina kishte informuar për pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm në seancën e sotme për arsye objektive dhe pasi përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit shprehu dakordësinë lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 02.11.2020, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.10.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit nr. 278, datë 22.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
| 22 - Seancë publike
00:00 2020.10.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 08.10.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka. Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit, kanë qenë bindëse sa i përket vlerësimit të kriterit profesional. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka, bazuar në vlerësimin e kriterit të pasurisë. Komisioneri Publik deklaroi se z. Peka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit për këtë kriter. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit paraqiti prapësimet për shkaqet e ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 22.10.2020, ora 13.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.10.22 Ditën e martë, më datë 24.11.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.10.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.10.2020.
| 23 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.10.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 12.10.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues, do të zhvillohet ditën e premte, datë 23.10.2020, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.10.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 23.10.2020.
| 24 | 25 |
26 | 27 | 28 | 29 - Njoftime
00:00 2020.10.29 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.46/2020, datë 19.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nure Dreni kundër vendimit nr. 263, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
| 30 - Njoftime
00:00 2020.10.30 Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albina Spaha kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2019, datë 18.07.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama *** Njoftim Më datë 30.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkelejdi Hajro kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 45/2019, datë 23.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz
| 31 | Nëntor |