|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 - Seance Publike
09:03 2021.11.01 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, sa i përket kriterit të pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj. Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se mangësitë e vërejtura janë të tilla që nuk justifikojnë dhe nuk krijojnë bindjen se subjekti i rivlerësimit duhet të konfirmohet në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alkelina Gazidedja. Përfaqësuesja ligjore dhe subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, kundërshtuan në mënyrë të detajuar shkaqet e ankimit, duke i cilësuar ato të pabazuara në ligj e në prova dhe pretendimet e Komisionerit Publik, kontradiktore dhe të pambështetura. Gjatë prapësimeve të saj, znj. Gazidedja iu referua katër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për çështje të gjykuara prej saj, që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia kishte adresuar këtij institucioni në kuadër të vlerësimit të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit. Komisioneri Publik kërkoi t’i vihen në dispozicion dhe të njihet me këto vendime, me qëllim që të mbajë një qëndrim specifikisht për to, por edhe lidhur me parashtrimet e sotme të subjektit të rivlerësimit. Në përgjigje të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 01.11.2021, ora 14:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 | 3 - Njoftim vendimi
17:09 2021.11.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021.
| 4 | 5 | 6 | 7 |
8 - Njoftime
10:06 2021.11.08 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit nr. 426, datë 27.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 08.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit nr. 418, datë 09.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 08.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 01.11.2021, është regjistruar çështja JD nr. 10/2021, me kërkues Hasan Roqi dhe me objekt: – Marrja e masave disiplinore, penale, civile, administrative, nga KPA, në respekt të nenit 128 pika 1; pika 2 shkronja a); pika 3 shkronja c; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ndaj shkeljes së rëndë nga antarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimeve: Nr. 86, datë 22 qershor 2021; Nr. 86/1, datë 28 shtator 2021 dhe vendimi Nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese. – Shpallja antikushtetuese e vendimit Nr. 86, datë 22 qershor 2021; vendimit Nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. – Gjykimi i drejtë, nga KPA, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës së RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjashtë kërkesave të parashtruara nga kërkuesi më datë 25 mars 2021, para Gjykatës Kushtetuese të RSH, sipas subjekteve të interesuara, objektit ku përfshihet shpërblimi i dëmit dhe bazës ligjore shoqëruar me dokumentacionin provues përkatës të saj. – Të gjendur para një vendimi, që përkrah veprimet e paligjshme, drejtësinë e korruptuar në një shtet të kapur dhe, në mënyrën më arbitrare duke shkelur hapur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenet 6.1; 8; 13; 14; 41 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku Autoriteti i Lartë Kontraktual shqiptar si pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, ka krijuar zhgënjim, dëshpërim dhe sjellë në gjendje të rëndë shoku, viktimat e familjes Roqi, banesa e të cilëve u grabit me dhunë kriminale shtetërore, në shkelje të vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të veçantë. Të gjendur para diskriminimit publik, ripersekucionit politik, shkeljes së barazisë para ligjit, veçimit social e shoqëror të përkrahura këto veprime nga vendimi nr. 86, datë 22 qershor 2021 dhe nr. 111, datë 28 shtator 2021 i Gjykatës Kushtetuese kërkojmë: Shpërblimin e dëmit psiko-moral në shumën e 5 pagave mujore nga secili nga antarët e Gjykatës Kushtetuese, për llogari të viktimave të familjes Roqi. – Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka marrë mbi vete për herë të dytë, përgjegjësinë e shkeljes flagrante të nenit 6.1; nenit 8; nenit 13; nenit 14; nenit 41, Konventa Evropiane e të Drejtave Njeriut, kërkoj që dëmi moral e material prej 118 muaj nga nxjerrja me dhunë kriminale shtetërore nga banesa, pagesa për privatizimin e një banese në kushte të barabarta me antarët e Gjykatës Kushtetuese, qeveritarët dhe parlamentarët, pagesa për vonesën e qëllimshme të ekzekutimit të vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, të bëhet nga xhepat e antarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe jo nga taksapaguesit shqiptarë. – Marrja e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së viktimave të familjes Roqi, H. R., L. R., S. R., K. R. nga shkelësit e Kushtetutës së RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese. Në datën 08.11.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtar: Ardian Hajdari Gjyqtare: Rezarta Schuetz Relator i çështjes: Sokol Çomo ***************************** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 02.11.2021, është regjistruar çështja JD nr. 11/2021, me kërkues Edmond Kasmi dhe me objekt: Shfuqizimin e vendimit nr. 201/4 prot., datë 26.05.2021 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Detyrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të fillojë hetimin për Magjistratin I. T., Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Tiranë. Pezullimin e magjistratit I. T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor sipas parashikimeve të Kushtetuese. Në datën 08.11.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtar: Sokol Çomo Gjyqtar: Ardian Hajdari Relatore e çështjes: Natasha Mulaj - Njoftim
10:22 2021.11.08 Njoftim Ditën e mërkurë, më datë 24.11.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seance Publike
15:40 2021.11.08 Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Në vijim të seancës se mëparshme, në lidhje me ekzaminimin grafik të dokumenteve objekt ekspertimi, kryesuesja e seancës bëri me dije se akti i ekspertimit i Institutit të Drejtorisë së Policisë Shkencore ishte depozituar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më datë 04.11.2021, dhe u ishte dërguar për njohje ONM-së, Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit. Ekspertët grafikë të Institutit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, të pranishëm në seancë, u shprehën për aktin e ekspertimit, duke konfirmuar falsifikimin e nënshkrimeve dhe akteve përkatëse. Trupa gjykuese vendosi administrimin e aktit të ekspertimit të datës 04.11.2021. Në vijim të seancës, kryesuesja e seancës bëri të ditur se pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë paraqitur tre denoncime, duke i ftuar palët të shpreheshin për to. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi: – Të deklarojë të falsikuara aktet që iu nënshtruan ekspertizës dhe në zbatim të nenit 280 /1 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi t’i përjashtojë nga konsiderimi me cilësinë e provës në këtë proces. – Në zbatim të nenit 275/2 të Kodit të Procedurës Civile, këto akte të shenjohen të falsifikuara dhe të ruhen në arkivin e gjykatës bashkë me këtë vendim. -Në zbatim të neneve 281/3 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 245 e 271 të Kodit Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin F. K për kryerjen e veprës penale të dëshmisë së rreme parashikuar nga neni 306 i Kodit Penal dhe falsifikimit të dokumenteve me anë të përdorimit të tij i parashikuar nga neni 186 të Kodit Penal. – Të mos hetojë më tej lidhur me tri denoncimet e depozituara rishtas në Kolegj. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës që do të mbahet në datën 16.11.2021, ora 10.00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 - Njoftim
10:59 2021.11.09 Ditën e martë, më datë 14.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.3/2021, datë 30.04.2021, me kërkues Bujar Memia kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët: Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
11:24 2021.11.09 Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.4/2021, datë 21.05.2021, me kërkues Enkeleida Hoxha kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët: Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seance publike
14:16 2021.11.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi përgjithësisht shkaqeve të ankimit, si përsa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, ashtu edhe për kriterin e aftësive profesionale, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësueses ligjore, parashtroi në mënyrë të detajuar prapësimet mbi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 23.11.2021, ora 12:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Njoftime
16:22 2021.11.10 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit nr. 413, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla ****************************************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit nr. 446, datë 16.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 10.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama
| 11 | 12 | 13 | 14 |
15 - Njoftim Vendimi
15:13 2021.11.15 Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2021. - Njoftime
16:13 -16:14 2021.11.15 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla **** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit nr. 391, datë 26.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 67/2021, datë 09.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 16 - Seancë Publike
10:09 2021.11.16 Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Para paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik bëri me dije se dëshmitari F.K. kishte paraqitur ditën e djeshme në institucionin e Komisionerëve Publikë disa akte lidhur me një kallëzim të tij drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj dy ekspertëve kriminalistë të Institutit të Drejtorisë së Policisë Shkencore dhe subjektit të rivlerësimit. I pyetur nga kryesuesja e seancës nëse kishte ndonjë kërkesë procedurale lidhur me aktet, Komisioneri Publik sqaroi se ishte shprehur vetëm në kuadër të transparencës me publikun dhe se e linte në çmim të gjykatës vendimmarrjen lidhur me to. Pasi kryesuesja konfirmoi se Kolegji ishte në dijeni dhe kishte administruar aktet e paraqitura, trupi gjykues vendosi të vijohej me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, duke vlerësuar se praktika e administruar nuk ndikon në procesin që po zhvillohet në Kolegj dhe do të jetë objekt verifikimi/hetimi dhe vlerësimi nga organet kompetente. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e shkaqeve të ankimit dhe se ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe deklaroi se nëpërmjet provave dhe argumentave ka arritur të provojë të gjitha pretendimet e tij. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik, duke pretenduar se është depozituar jashtë afateve ligjore dhe në alternativë lënien në fuqi të vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues, pasi dëgjoi bisedimet përfundimtare të palëve, u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 24.11.2021, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 - Njoftime
15:14 2021.11.18 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit nr. 437, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 18.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla *********** Njoftim Ditën e enjte, më datë 09.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seance Publike
15:21 2021.11.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri). Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije mbërritjen e përgjigjeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, disa shoqëri tregtare, si dhe nga një bankë e nivelit të dytë, pas kërkesës së Kolegjit për dokumentacion dhe informacion shtesë për subjektin e rivlerësimit, personin e lidhur me të, F.M, si edhe personin tjetër të lidhur A.Gj. Pasi palët konfirmuan njohjen me përgjigjet e mësipërme, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Këto akte iu përcollën edhe Komisionerit Publik. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen si provë të akteve të mbërritura nga institucionet, si dhe të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Pas këtij momenti procedural, Komisioneri Publik mbajti një qëndrim paraprak për provat në tërësi, duke sqaruar se qëndrimin përfundimtar lidhur me to, do ta paraqesë gjatë konkluzioneve përfundimtare. Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe ftoi palët për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën e ardhshme, më datë 2.12.2021, ora 09:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 | 20 | 21 |
22 - Njoftime
15:02 2021.11.22 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 22.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ********************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 71/2021, datë 17.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit nr. 433, datë 03.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 22.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 23 - Njoftim
13:28 2021.11.23 Njoftim Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 13:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim Vendimi
15:57 2021.11.23 Njoftim vendimiTrupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 43/2020, datë 30.09.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alkelina Gazidedja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.11.2021.
| 24 - Njoftim
09:46 2021.11.24 Njoftim Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
10:23 2021.11.24 Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.47/2021, datë 23.08.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa).
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2021. - Njoftim Vendimi
14:58 2021.11.24 Njoftim Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 324, datë 11.12.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 324, datë 11.12.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2021.
| 25 - Njoftim
14:56 2021.11.25 Ditën e mërkurë, më datë 12.01.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor |