|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Qershor | Qershor | Qershor | 1 - Njoftime
00:00 2021.07.01 Ditën e mërkurë, më datë 21.07.2021, ora 13:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.30/2021 datë 02.06.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Më datë 01.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 61/2019, datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit nr.170, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2019, datë 10.12.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz *** Më datë 01.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit nr.214, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
| 2 - Njoftim
00:00 2021.07.02 Ditën e mërkurë, më datë 28.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.61/2019 datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 | 4 |
5 | 6 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2021. - Seancë publike
00:00 2021.07.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.07.2021, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020]. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili kishte njoftuar Kolegjin që për arsye objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë dhe kërkonte shtyrjen e saj për një kohë të përshtatshme. Në përgjigje të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 08.07.2020, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2021.07.06 Ditën e enjte, më datë 22.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.58/2019 datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit nr. 366, datë 05.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 06.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit nr. 370, datë 22.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 06.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama *** Ditën e martë, më datë 27.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.8/2020 datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 7 - Seancë publike
00:00 2021.07.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Subjekti i rivlerësimit paraqiti një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës, deklaroi se sipas tij, ky ankim është kryer jashtë afatit ligjor. Bazuar në nenin 450 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi që lidhur me këtë kërkesë do të deklarohet në vendimin përfundimtar për çështjen. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi. Lidhur me disa denoncime, ku pretendohet për një pasuri të padeklaruar nga ana e subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehet derisa subjekti i rivlerësimit të mbajë qëndrimin e tij dhe trupi gjykues të deklarohet nëse do t’i pranojë në cilësinë e provës këto denoncime. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe lidhur me denoncimet deklaroi se kontrata e pronësisë e pretenduar është e falsifikuar dhe e montuar. Pasi u konsultua, trupi gjykues pranoi në cilësinë e provës denoncimet në adresë të subjektit të rivlerësimit, me arsyetimin se kanë elemente mbi të cilat duhet hetuar. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit hetim të mëtejshëm mbi këtë denoncime dhe në përgjigje të kërkesës së tij, trupi gjykues vendosi: - T’i kërkojë informacion përshkrues dhe akte shoqëruese shoqërisë A.Construction lidhur me kontratën nr. ***, datë 26.02.2014, mandatet e arkëtimit të pretenduara në denoncim si të nënshkruara prej subjektit të rivlerësimit, si dhe informacion mbi statusin aktual ligjor të pasurisë së përshkruar në kontratë, gjendjen fizike dhe pronësinë mbi të.
- Të kërkojë informacione shtesë sqaruese nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Vlorë
- T’i kërkojë informacion ILDKPKI-së për mënyrën dhe praktikën e ndjekur nga ky institucion për vënien në dispozicion të modeleve të deklaratave periodike subjekteve deklarues, për periudhën 2007 deri 2010.
- T’i kërkojë informacion shoqërisë *** shkp ne lidhje me një kontratë noteriale lidhur ndërmjet kësaj kompanie dhe subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi, prishjen e saj dhe kthimin palëve ne gjendjen e mëparshme.
Në pritje të mbërritjes së këtyre përgjigjeve në Kolegj, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.07.2021, ora 09:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
00:00 2021.07.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.07.2021, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik vlerësoi se mangësitë e konstatuara në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale dhe kriterit të pasurisë nuk janë veçmas të mjaftueshme për t’u gjendur në kushtet e zbatimit të masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala, sipas nenit 61, pika 3 dhe 4 e ligjit 84/2016. Bazuar në dispozitën e pikës 7, nenit F të Aneksit të Kushtetutës, pikës 4 të nenit 59 dhe shkronjës “a” të pikës 1, të nenit 66 të ligjit 84/2016 kërkon nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë përfundimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, me ndryshimin, transferimin e çështjes administrative me nr. 254 vendimi, datë 14.05.2019 të Gjykatës Administrative të Shakllës së Parë Gjirokastër pranë organit kompetent për inspektim, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare nga subjekti i rivlerësimit, kryesuesi i seancës deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes. Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më 12.07.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.07.07 Ditën e enjte, më datë 29.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.59/2019 datë 07.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 8 - Seancë publike
00:00 2021.07.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020]. Komisioneri Publik mbajti qëndrimin e tij lidhur me aktet shtesë të depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së mëparshme, të cilat u lejuan të merren si provë nga trupi gjykues. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit lidhur me dy kriteret e vlerësimit: atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, pasi, edhe me aktet e reja, subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë të kundërtën e ankimit. Pasi vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit dhe bëri komente lidhur me çështjen nën shqyrtim, përfaqësuesja ligjore e z.Hajdarmataj i kërkoi Kolegjit vënien në dispozicion të cd-së me fjalën e plotë të vëzhguesit të ONM-së dhe kohë të arsyeshme për të mbajtur qëndrim mbi çështjet e ngritura prej tij. Në përgjigje të kësaj kërkese, kryesuesja e seancës njoftoi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 13.07.2021, ora 08:30. Duke qenë nuk kishin kërkesa për prova shtesë, gjatë kësaj séance, palët duhet të jenë të përgatitura për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 - Seancë publike
00:00 2021.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesja bëri me dije mbërritjen në Kolegj të përgjigjeve të DSIK-së, të përgjigjeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe të një denoncimi të ardhur rishtas në Kolegj. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen e akteve në cilësinë e provës. Komisioneri Publik deklaroi se bazuar në raportin e përditësuar të sjellë nga DSIK-ja lidhur me vlerësimin e figurës për subjektin e rivlerësimit në bazë të nenit 39, të ligjit 84/2016, pjesërisht të deklasifikuar, ka të dhëna që kërkojnë trajtim në burimin e tyre. Lidhur me materialet e dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehej pasi të njihej me qëndrimin e subjektit të rivlerësimit. Komisioneri Publik la në çmimin e gjykatës vlerësimin mbi denoncimin e ardhur në adresë të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, përmes përfaqësuesit ligjor kundërshtoi konstatimet e raportit të DSIK-së, duke shtuar se nuk mund të shprehej specifikisht për pika të këtij raporti, të cilin e cilësoi si teorik. Lidhur me materialet e dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, subjekti i rivlerësimit përsëriti qëndrimin e tij se ka zbatuar rregullat procedurale në të gjitha praktikat e ndjekura. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi pretendimet e ngritura në denoncim dhe në mbështetje të këtij qëndrimi, depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues në zbatim të nenit Ç, pika 4, të Aneksit të Kushtetutës dhe neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 8457, të datës 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, si dhe neneve 39, pika 2; 47 dhe nenit 49, pika 1, gërma c, të ligjit 84/2016, vendosi: - Të verifikojë në institucionin informues “Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar” dokumentacionin që përmban të dhënat e përcjella për subjektin e rivlerësimit, mbi të cilat është hartuar raporti mbi kontrollin e figurës, i datës 30 qershor 2021.
- Të kërkojë informacion nga strukturat përkatëse për statusin aktual të trajtimit të informacionit që lidhet me subjektin e rivlerësimit, të përcjellë tek këto struktura prej institucionit informues.
Po ashtu, trupi gjykues pasi mori në shqyrtim aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit në lidhje denoncimin, vendosi të mos hetojë, pasi nuk rezulton që ato të përmbajnë fakte dhe rrethana që të kërkonin fillimin e hetimit, në kuptim të nenit 53, të ligjit 84/2016. Në pritje të përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 21.07.2021, në orën 11:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 |
12 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.12 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.07.2021. - Njoftim
00:00 2021.07.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit nr. 381, datë 06.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 12.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
| 13 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2021. - Seancë publike
00:00 2021.07.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.07.2021, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020]. Kryesuesja e seancës bëri me dije se subjekti i rivlerësimit, bazuar në nenin 302 të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur në Kolegj një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkon kohë shtesë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Kryesuesja njoftoi gjithashtu se Komisioneri Publik i ka përcjellë Kolegjit një denoncim të ardhur në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe ky i fundit është njohur zyrtarisht me të. Komisioneri Publik deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vlerësimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, ndërsa sa i përket denoncimit, bazuar në nenin 4, paragrafi i dytë, të ligjit 84/2016, deklaroi se duhet të trajtohet si pjesë e vlerësimit tërësor të çështjes, në funksion të kriterit të figurës. Subjekti i rivlerësimit, gjatë parashtrimeve të tij, kundërshtoi komentet e bëra nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjatë seancës së mëparshme, ndërsa denoncimin e konsideroi të pavlefshëm për shqyrtimin e çështjes. Trupi gjykues, pasi u njoh me versionin origjinal të denoncimit dhe pasi u tërhoq për konsultim, vendosi të mos marrë në konsideratë denoncimin, pasi në të, nuk gjenden elementë të mjaftueshëm për t’u hetuar. Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, duke shtyrë seancën për në datën 16.07.2021, ora 10:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 14 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.14 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj). 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2021.
| 15 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.60/2019, datë 22.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021. - Njoftim
00:00 2021.07.15 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 09.07.2021, është regjistruar çështja JD nr. 6/2021, me kërkues Tom Dedaj dhe me objekt “Rifillimin e gjykimit të çështjes”. Në datën 15.07.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtare: Ina Rama Gjyqtare: Rezarta Schuetz Relator i çështjes: Ardian Hajdari
| 16 - Seancë publike
00:00 2021.07.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.07.2021, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020]. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit lidhur me dy kriteret e vlerësimit: atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, pasi sipas tij, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit. Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, në kuptim të pikës 5, të nenit 61, të ligjit 84/2016 dështoi të kalonte testin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Bazuar në dispozitat e pikës 3 dhe 7 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës, germës “b”, të pikës 1, të nenit 66 të ligjit 84/2016, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 200, datë 16.10.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besim Hajdarmataj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i konsideruar të pabazuara në ligj, të padrejta dhe jo proporcionale. Subjekti i rivlerësimit, bazuar në nenin 66, pika 1, “germa “a” të ligjit 84/2016 dhe në nenin 51, të ligjit 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 200, datë 16.10.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 29.07.2021, ora 09:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 |
19 | 20 | 21 - Seancë publike
00:00 2021.07.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.07.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri. Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës konstatoi mosprezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij. Trupi gjykues, pasi konstatoi se subjekti i rivlerësimit është njoftuar rregullisht per seancën gjyqesore, ka konfirmuar marrjen e njoftimit si dhe nuk ka paraqitur ndonjë shkak të arsyeshëm ligjor për të mos marrë pjesë në këtë gjykim, vendosi vijimin e shqyrtimit të çështjes në mungesë të subjektit të rivlerësimit. Komisioneri Publik paraqiti një kërkesë paraprake para trupit gjykues, përmes së cilës kërkoi që ankimi kundër vendimit nr. 374, datë 23.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri, të shqyrtohej pasi Kolegji të kishte gjykuar një tjetër çështje që i përket një tjetër subjekti rivlerësimi. Trupi gjykues, pasi u konsultua, rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj. Ne vijim Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, duke i kërkuar Kolegjit që në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë në mënyrë alternative ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit për subjektin e rivlerësimit Shkqëlqim Miri ose lënien në fuqi të tij. Komisioneri Publik shprehu para trupit gjykues qëndrimin e tij se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të kishte pezulluar vendimmarrjen për këtë çështje, derisa të ishte dhënë vendimi nga Gjykata e Lartë mbi një tjetër çështje penale që lidhet me subjektin e rivlerësimit. Trupi gjykues, pasi mori konfirmimin e Komisionerit Publik se nuk kishte kërkesa apo prova të tjera, vendosi t’i japë fund hetimit gjyqësor dhe e ftoi atë të paraqesë konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, që do të zhvillohet më datë 8.09.2021, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.07.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit nr. 369, datë 21.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla - Seanca publike
16:10 2021.07.21 Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.07.2021, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesja bëri me dije se trupi gjykues ka kryer verifikimet në institucionin informues lidhur me dokumentacionin që përmban të dhënat e përcjella për subjektin e rivlerësimit, mbi të cilat është hartuar raporti i datës 30 qershor 2021 mbi kontrollin e figurës nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, si dhe ka administruar shkresën që struktura perkatese ka përcjellë pranë Kolegjit në lidhje me statusin procedural dhe trajtimin e informacionit të klasifikuar që lidhet me subjektin e rivlerësimit. Kryesuesja bëri me dije gjithashtu se në Kolegj ka mbërritur një denoncim i ri në adresë të subjektit të rivlerësimit, i cili u është përcjellë palëve. Pas kërkesës së tij, Komisioneri Publik u njoh me procesverbalin e mbajtur nga trupi gjykues gjatë verifikimit të të dhënave mbi të cilat është hartuar raporti mbi kontrollin e figurës së subjektit të rivlerësimit, i datës 30 qershor 2021. Komisioneri Publik deklaroi se me aq të dhëna sa përmban procesverbali, e ka të pamundur të identifikojë rrethanat konkrete procedurale që do ta legjitimonin një kërkesë të tij për hetim të mëtejshëm rreth çështjes. Duke arsyetuar se vetëm trupi gjykues është njohur me dokumentacionin, Komisioneri Publik e la në çmim të gjykatës nëse bazuar në faktet, rrethanat juridike ose provat e administruara, nevojitet hetim i mëtejshëm për efekt të kontrollit të figurës. Edhe subjekti i rivlerësimit, i njohur me procesverbalin, deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vendimmarrjen për hetim të mëtejshëm në këtë kuadër, pasi sipas tij, nuk arrin të indetifikojë asnjë të dhënë që lidhet me pastërtinë e figurës. Lidhur me denoncimin e ri, palët ndanë të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se subjekti i rivlerësimit nuk rezulton të ketë pasur pozitë procedural në çështjen së cilës i referohet denoncuesi. Kryesuesja e trupit gjykues pyeti Komisionerin Publik nëse çmon që duhet të njihet me dokumentacionin, mbi të cilin është hartuar raporti mbi kontrollin e figures të subjektit të rivlerësimit. Pas përgjigjes së Komisionerit Publik se e lë në vlerësim të gjykatës, trupi gjykues vendosi t’i japë kohë të arsyeshme Komisionerit Publik të njihet me aktet përkatëse. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 30.07.2021, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë *** Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha. Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mosprezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij. Pas bërjes me dije të të gjitha momenteve procedurale të ndërmarra nga Kolegji për njoftimin e subjektit të rivlerësimit lidhur me gjykimin e çështjes së tij në Kolegj, në kushtet kur subjekti i rivlerësimit nuk u paraqit në seancën e sotme gjyqësore dhe kur nuk ka kryer asnjë komunikim me Kolegjin nëpërmjet adresës së tij elektronike, trupi gjykues vendosi: T’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaratën e pasurisë vetting, sipas shtojcës 2 të ligjit 84/2016, për të saktësuar adresën elektronike të deklaruar nga vetë subjekti i rivlerësimit për qëllim të këtij procesi dhe për të kryer veprimet procedurale të radhës nëpërmjet kësaj adrese elektronike. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 13.09.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 22 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.07.2021.
| 23 - Njoftim vendimi
00:00 2021.07.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2021, datë 14.01.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gentian Lile, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Lile.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.07.2021.
| 24 | 25 |
26 - Seancë publike
00:00 2021.07.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.07.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Në përgjigje të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 7 korrik 2021, kryesuesja bëri me dije mbërritjen e dokumentacionit të kërkuar nga Kolegji, përveç një përgjigjeje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ndryshe nga Komisioneri Publik, subjekti i rivlerësimit deklaroi se një pjesë e akteve të sjella nuk duheshin marrë në konsideratë nga trupi gjykues, pasi sipas tij, nuk përmbushnin kriteret ligjore për t’u pranuar në cilësinë e provës, duke qenë se ishin të falsifikuara. Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte te reja, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës. Pasi u konsultua, bazuar në nenin 213 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 49, të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen në cilësinë e provës të akteve të mbërritura në Kolegj në përgjigje të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, si dhe aktet e depozituara në seancën e sotme nga subjekti i rivlerësimit. Bazuar në nenin 50, pika 6, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të verifikojë arsyet e mosdërgimit të përgjigjes nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, duke sjellë në vëmendje përgjegjësinë ligjore që do të mbajë institucioni përkatës, në rast se bëhet fjalë për një mosbashkëpunim. Komisioneri Publik deklaroi se pretendimet e subjektit të rivlerësimit nuk gjejnë mbështetje në asnjë prej akteve të mbërritura në Kolegj në përgjigje të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues zhvillimin e një séance të mbyllur, pasi sipas tij, në funksion të shqyrtimit të çështjes, do të paraqesë të dhëna personale, me karakter konfidencial që duhen trajtuar pa praninë e publikut. Lidhur me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues rezervoi të drejtën të shprehet në një moment të dytë, pas kryerjes së veprimeve procedurale të mëposhtme: Bazuar në nenin “Ç”, pika 4 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenin 49, pika 1, germa “b” të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi: - Të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K dhe ta urdhërojë atë, të paraqesë disa akte origjinale në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes
Për këtë arsye, u vendos që seanca gjyqësore të shtyhet për në datën 09.09.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
15:39 2021.07.26 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2021, datë 21.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri kundër vendimit nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 26.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama
| 27 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.07.27 Ditën e martë, më datë 27.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.8/2020 datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 28 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.07.28 Ditën e mërkurë, më datë 28.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.61/2019 datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2021.07.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019. Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 15.09.2021, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i garantuar subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni mbrojtjen e të drejtave themelore lidhur me shqyrtimin e çështjes së tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha. Sot, në datën 28.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit nr. 368, datë 19.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 28.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama - Njoftim Vendimi
20:27 2021.07.28 Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021.
| 29 - Njoftim Vendimi
00:00 2021.07.29 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2021. - Seance Publike
13:59 2021.07.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 29.07.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 3/2020, datë 14.01.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj. Kryesuesja e seancës bëri me dije se, pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor në seancën e datës 16.07.2021, trupi gjykues u tërhoq për vendimmarrje lidhur me çështjen. Gjatë bisedimeve, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 16.07.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë, për t’i marrë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit informacion të përcjellë nga Vodafone Albania, nëpërmjet një shkrese të datës 26.04.2019, në funksion të shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Kryesuesja e seancës bëri me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore do të shtyhet për në datën 03.08.2021, ora 9:00. Në këtë seancë, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me dokumentin, nëse do t’u jetë vënë në dispozicion paraprakisht nga Kolegji. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 30 - Seancë publike
00:00 2021.07.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano Kryesuesja e trupit gjykues bëri te ditur se nëpërmjet Vëzhguesit Ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është paraqitur një denoncim i ri, nga i njëjti person që kishte paraqitur denoncimin e parë, i cili i ishte përcjellë Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit. Ajo ftoi palët të shpreheshin në lidhje me detyrat e lëna në seancën paraardhëse, si dhe në lidhje me denoncimin e dytë. Komisioneri Publik u shpreh se nga institucioni verifikues nuk i ishte mundësuar njohja me informacionin e klasifikuar, prandaj gjendej në te njëjtat kushte si në seancën paraardhëse. Në lidhje me denoncimin e ri, duke qenë se rrethanat faktike janë të njëjta me ato të denoncimit të parë, konsideroi se trupa gjykuese e ka trajtuar tashmë këtë denoncim. Edhe Vëzhguesi Ndërkombëtar u shpreh se nuk kishte mundur të merrte informacionin e kërkuar pranë institucionit përkatës. Në lidhje me denoncimin, edhe subjekti i rivlerësimit u shpreh se duke qene se është bërë nga i njëjti person, për të njëjtat fakte, trupa e ka trajtuar tashmë këtë denoncim, dhe nuk ka komente për të. Lidhur me vlerësimin e kontrollit të figurës, subjekti u shpreh se në pamundësi për t’u njohur me aktet përkatëse që kanë çuar në ndryshimin e vlerësimit të figurës nga i përshtatshëm në i papërshtatshëm, gjendej ne pamundësi absolute për t’u mbrojtur përpara gjykatës, në kuptim të nenit 6/1 te GJEDNJ. Ndërkohë, subjekti i rivlerësimit, në funksion te mbrojtjes së tij, u shpreh se në muajin gusht 2020 është pajisur me certifikate sigurie te tipit “tepër sekret”, duke shtuar se vetë marrja e saj tregon verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse për lëshimin e një certifikatë të tillë. Trupa gjykuese pasi u këshillua, vendosi të konfirmojë vendimin e mëparshëm të marrë nga trupi gjykues, që lidhet me denoncimin e z. N. LL., duke konstatuar që edhe denoncimi i ri nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 53, i ligjit nr. 84/2016. Në përfundim, trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën e radhës për datën 8 shtator, në orën 12:00, me qëllim që t’i krijohet mundësia institucionale Komisionerit Publik të njihet me informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
12:40 2021.07.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 42/2021, datë 27.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Sot, në datën 30.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
| 31 | Gusht |