|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Gusht | Gusht | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 |
6 | 7 - Njoftim
16:33 2021.09.07 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 44/2021, datë 09.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tomorr Kullolli kundër vendimit nr. 396, datë 09.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj kundër vendimit nr. 402, datë 17.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla. ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit nr. 398, datë 11.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla. ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 47/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit nr. 421, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla. ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka kundër vendimit nr. 364, datë 02.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Kraja kundër vendimit nr. 386, datë 18.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
| 8 - Seancë publike
00:00 2021.09.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri. Pasi konstatoi mosprezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij, kryesuesi i seancës bëri me dije se subjekti i rivlerësimit ka konfirmuar marrjen e njoftimit për zhvillimin e seancës gjyqësore në Kolegj dhe nuk ka paraqitur ndonjë shkak të arsyeshëm ligjor për të mos marrë pjesë në këtë gjykim. Me vijimin e shqyrtimit të çështjes në mungesë të subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar përfundimisht Kolegjit: të marrë në shqyrtim vendimin nr. 374, datë 23.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe në zbatim të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, të vendosë: Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të këtij vendimi, duke e kategorizuar procesin e rivlerësimit të z. Shkëlqim Miri si çështje të papërfunduar për efekt të juridiksionit të rivlerësimit. Po ashtu, Komisioneri Publik, referuar pikës 2, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, i kërkoi Kolegjit që në arsyetimin e vendimit të tij, të orientojë Komisionin për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 16.09.2021, ora 13:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seance Publike
15:57 2021.09.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.09.2021, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Komisioneri Publik dhe vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit bënë me dije se ishin njohur me interpretimin ligjor dhe kushtetues të autoritetit informues, si dhe se nuk ishte bërë e mundur njohja e tyre me informacionin e klasifikuar ”sekret shtetëror” që çoi në ndryshimin e raportit të vlerësimit të figurës nga i përshtatshëm, në i papërshtatshëm. Meqenëse dy seanca të kësaj çështjeje janë shtyrë për njohjen me shkakun që çoi në përditësimin e raportit të vlerësimit të figurës, Komisioneri Publik deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vlerësimin mbi këtë shkak, duke nënvizuar që trupi gjykues ta mbajë në vëmendje në kuadër të hetimit gjyqësor të çështjes. Edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vlerësimin e shkakut që çoi në ndryshimin e raportit të vlerësimit të figurës për z. Petrit Çano. Pasi palët deklaruan se nuk kishin prova dhe kërkesa të reja në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe u kërkoi palëve paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Me kërkesë të palëve, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.09.2021, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
16:56 2021.09.08 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 08.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama
| 9 - Seancë publike
00:00 2021.09.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Kryesuesja e seancës bëri me dije mbërritjen e përgjigjes nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës pas kërkesës së Kolegjit, si dhe të një denoncimi të përcjellë nga Institucioni i Komisionerit Publik në adresë të subjektit të rivlerësimit. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte të reja të dërguara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlorë me kërkesë të tij, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së datës 26.07.2021, në funksion të hetimit mbi denoncimet ku pretendohet për një pasuri të padeklaruar nga ana e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues thërriti në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K, i cili paraqiti dëshminë e tij, disa akte origjinale të kontratës paraprake të shitjes së pasurisë së paluajtshme si dhe iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues, të subjektit të rivlerësimit dhe të vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. I pyetur nga kryesuesja për të mbajtur një qëndrim lidhur me dëshminë e dëshmitarit, subjekti i rivlerësimit deklaroi se nëpërmjet saj, u provua mungesa e çdo rrethane për nënshkrimin e një kontrate të rregullt shitjeje. Sipas z. Ngresi, kontrata e paraqitur nga dëshmitari, me të cilën u njohën Komisioneri Publik dhe subjketi i rivlerësimit, është e falsifikuar dhe e pavërtetë. Bazuar në nenin 213 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenin 49 të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të lejojë administrimin në cilësinë e provës të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit z. Sokol Ngresi, si dhe nga dëshmitari, shtetasi F.K. Në vijim, subjekti i rivlerësimit përsëriti qëndrimin e tij se aktet e paraqitura në seancën e sotme nga dëshmitari, nuk përbëjnë provë pasi, sipas tij, janë të falsifikuara dhe se janë objekt i një procedimi penal, pikërisht për të provuar falsitetin intelektual të tyre. Për aktet e administruara si provë nga trupi gjykues, Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehet së bashku me konkluzionet përfundimtare, pas mbylljes së hetimit gjyqësor. Bazuar në nenin 49, pika 1, germa “b” e ligjit 84/2016, si dhe në nenin 224/a të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi t’ia nënshtrojë ekspertimit, nëse ka elementë falsiteti në aktet origjinale të depozituara nga dëshmitari F.K si vijon: – Kontratën paraprake të shitjes së pasurisë së paluajtshme; tri mandate arkëtimi dhe mandatin e pagesës, si dhe deklaratën për revokim kontrate prenotimi. Gjithashtu, trupi gjykues vendosi të thërrasë në cilësinë e ekspertit kriminalist, ekspert nga Instituti i Policisë Shkencore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për qëllim të sa më sipër, seanca do të shtyhet për në datën 21.09.2021, ora 10.00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 | 12 |
13 - Seancë publike
00:00 2021.09.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, relatorja e çështjes bëri me dije se për arsye shëndetësore, kryesuesja e seancës e kishte të pamundur prezencën në seancën e sotme gjyqësore. Në këto kushte, për shkak të pamundësisë për të formuar trupën gjykuese, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 04 tetor 2021, në orën 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
14:21 2021.09.13 Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.53/2020 datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
17:00 2021.09.13 Më datë 13.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtares anëtare, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo
| 14 - Njoftim
10:59 2021.09.14 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit nr. 357, datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 14.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama - Seance Publike
16:48 2021.09.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.09.2021, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit z. Petrit Çano mbetet në pamundësi financiare për të mbuluar me burime të ligjshme pasurinë e tij. Në vlerësimin tërësor, bazuar në nenin 4, pika 2 e ligjit 84/2016, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit objekt shqyrtimi dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit i cilësoi si të papranueshme dhe në tejkalim të ligjit vlerësimet e Komisionerit Publik dhe deklaroi se subjekti i rivlerësimit, z. Çano, arriti që gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, të prapësojë me akte dhe prova shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, objekt shqyrtimi dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 21.09.2021, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 15 - Seance Publike
13:51 -13:53 2021.09.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.09.2021, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit paraqiti një kërkesë paraprake, përmes së cilës kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe riçelje të hetimit administrativ, per tri kriteret e rivlerësimit. Trupi gjykues vlerësoi se kjo kërkesë nuk përfshihet tek kërkesat paraprake dhe se gjykimi në dhomë këshillimi ka pasur objekt shqyrtimi pikërisht këtë kërkesë. Sipas trupit gjykues, arsyeja e kalimit të çështjes në seancë gjyqësore publike ka qenë korrigjimi i gabimit procedural të kryer nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe që subjektit të rivlerësimit t’i garantohet mbrojtja e të drejtave themelore lidhur me çështjen e tij, në zbatim të nenit F, pika 3 të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 51, pika 1, gërma “b”, të ligjit nr. 49/2012. Në vijim, subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë të detajuar parashtrimin e tij, në mbështetje të pretendimit se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji dhe në mungesë të një hetimi të plotë, tri dimensional. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues lejoi marrjen në cilësinë e provës të disa akteve, të cilat ishin në formën e kërkuar nga ligji, të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, z. Vrioni, në mbështetje të pretendimeve të tij. Në vijim, subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë që të depozitojë në formën e kërkuar nga ligji edhe aktet e tjera, të cilat nuk u morën në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues në zbatim të përcaktimeve të nenit 49, pika 6, germa “a”, të ligjit nr. 84/2016. Pas disa pyetjeve sqaruese të kryesueses drejtuar subjektit të rivlerësimit lidhur me çështjen dhe pas deklarimit të z. Vrioni se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor. Në kërkimin përfundimtar, përfaqësuesi i subjektit të rivlerësimit i kërkoi Kolegjit konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me pasojë ndryshimin e atij vendimi duke kualifikuar subjektin e rivlerësimit për të qenë gjyqtar. Subjekti i rivlerësimit kërkoi që në qoftë se trupi gjykues i ka të gjitha provat edhe për dy kriteret e tjera t`i vlerësojë ato ose në të kundërt të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikuar dhe të marrë vlerësimin dhe për dy kriteret e tjera. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore, me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, më datë 27.09.2021, ora 14:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3 Tiranë.
| 16 - Seance Publike
09:46 2021.09.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.09.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri. Kryesuesi i seancës bëri me dije se në seancën e mëparshme të datës 08.09.2021, trupi gjykues vendosi të tërhiqej për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallte gjatë seancës së sotme, por në mungesë të relatores së çështjes për arsye objektive shëndetësore, trupi gjykues ishte në pamundësi për marrjen e vendimit përfundimtar. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të ritërhiqet për marrjen e vendimit, të cilin do ta shpallë më datë 07.10.2021, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
11:46 2021.09.16 Ditën e mërkurë, më datë 06.10.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2021 datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri). Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
17:19 -17:20 2021.09.16 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 52/2021, datë 09.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla kundër vendimit nr. 401, datë 16.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 16.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz ********************************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kreshnik Omari kundër vendimit nr. 412, datë 06.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 16.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama
| 17 | 18 | 19 |
20 | 21 - Seace Publike
09:18 2021.09.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi. Në mungesë të njërës prej gjyqtareve për arsye objektive shëndetësore dhe për shkak të mosformimit të trupit gjykues, kryesuesja bëri me dije se seanca gjyqësore do të shtyhet për në datën 01.10.2021, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim Vendimi
09:23 2021.09.21 Njoftim vendimi Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Çano.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.09.2021.
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 - Njoftim vendimi
10:11 2021.09.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 214, datë 22.11.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.09.2021.
| 28 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.09.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.09.2021, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019. Relatorja e çështjes bëri me dije se për motive shëndetësore, kryesuesja e seancës e kishte të pamundur prezencën në seancën e sotme gjyqësore. Në këto kushte, për shkak të pamundësisë për të formuar trupën gjykuese, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 11 tetor 2021, në orën 10:00. Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 29 - Njoftim
14:59 2021.09.29 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 54/2021, datë 24.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit nr. 415, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 29.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla
| 30 - Seance Publike
14:20 2021.09.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr.53/2020, datë 24.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, për subjektin e rivlerësimit Genti Shala. . Në këtë seancë Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, paraqiti parashtrimet lidhur me ankimin e ushtruar nga Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa, i cili kishte njoftuar pamundësinë objektive të pjesëmarrjes së tij. Komisioneri Publik, duke iu qëndruar shkaqeve të ankimit, kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të riçelë hetimin gjyqësor për dy çështje të reja, të pahetuara dhe të patrajtuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin objekt shqyrtimi. Konkretisht, të një denoncimi të dërguar në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pretendimin e pronësisë së fshehur të subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe të një kontrate huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë. Në vijim të kërkimit të ankimit, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues administrimin e plotë të praktikave dokumentare për dy çështjet e sipërcituara. Subjekti i rivlerësimit nga ana e tij, prapësoi pretendimet e ngritura në denoncim, duke i cilësuar të rreme dhe dezinformuese, ndërsa për aktin noterial pretendoi për një gabim teknik në regjistrin noterial, duke theksuar se bëhej fjalë për një kontratë huapërdorje për përdorimin e një automjeti në vitin 2015, gjatë një udhëtimi familjar jashtë vendit, të cilin ia paraqiti trupit gjykues dhe kërkoi marrjen si provë në gjykim. Trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë si prova aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit si dhe të aksesojë dhe të administrojë drejtpërdrejtë të gjitha të dhënat dhe dokumentat e regjistruara në regjistrin tregtar të Qëndrës Kombëtare të Biznesit në dosjen elektronike të një shoqërie tregëtare, si dhe të mos hetojë lidhur me tre denoncime të depozituara në Kolegj. Në vijim, pas përgjigjes së Komisionerit Publik, referuar pyetjeve të drejtuara nga një anëtar i trupit gjykues, u vendos mbyllja e hetimit gjyqësor dhe trupi gjykues ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 07.10.2021, ora 14.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| Tetor | Tetor | Tetor |