|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | 1 | 2 |
3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
10 - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.01.10 Sot, më datë 10.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella. Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 21.01.2022, në orën 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -12:29 2022.01.10 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021, korrigjuar me vendimin nr. 452/1, datë 02.12.2021. Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz ********************************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 465, datë 28.10.2021. Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz ********************************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 472, datë 04.11.2021. Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz ********************************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 86/2021, datë 30.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saemira Hila kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 473, datë 05.11.2021. Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz *********************************
| 11 - Seance Publike
21:38 2022.01.11 Sot, më datë 11.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 18.01.2022, në orën 11:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 - Njoftim
10:00 -12:16 2022.01.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit nr. 464, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 12.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla - Dhomë Këshillimi
14:57 2022.01.12 Sot, më datë 12.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.01.2022, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 13 - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.01.13 Sot, më datë 13.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 25.01.2022, në orën 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 14 | 15 | 16 |
17 - Seancë Publike
10:00 -14:00 2022.01.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Kryesuesja e seancës bëri me dije, se në përmbushje të detyrave të ngarkuara nga Kolegji në seancën e mëparshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte dërguar fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, por ankuesi Markelian Kuqo kishte njoftuar zyrtarisht se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitej në Kolegj për t’u njohur me aktet. Për shkak të mosprezencës për arsye objektive të ankuesit Markelian Kuqo edhe në seancën e sotme, si dhe për shkak të mosprezencës së gjyqtares relatore të çështjes për arsye objektive, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.02.2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
12:00 -13:00 2022.01.17 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë:Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla ********************************* Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit nr. 485, datë 14.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
| 18 - Seancë Publike
11:00 -13:10 2022.01.18 Sot, më datë 18.01.2022, ora 11:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 26.01.2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.01.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 3/2021, datë 30.04.2021, me ankues Bujar Memia, kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, për arsye të mosprezencës së një gjyqtareje për arsye objektive, kryesuesja e seancës u kërkoi palëve të shprehnin qëndrimin e tyre lidhur me vijimësinë e procesit. Ankuesi, z. Bujar Memia dhe përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkuan shtyrje të seancës, ndërsa përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë deklaruan se e lënë në çmim të gjykatës vendimmarrjen lidhur me vijimësinë e procesit. Pasi u konsultua në vend, për të garantuar pjesëmarrjen maksimale të gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në gjykimin e kësaj çështjeje, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës për në datën 17 shkurt 2022, ora 10:00. Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 - Seancë publike
10:00 -15:00 2022.01.20 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD). E pyetur nga kryesuesja e seancës, ankuesja Enkeleida Hoxha shprehu dakordësinë që avokati i saj Ardian Visha ta përfaqësonte në prani dhe në mungesë të saj. Në vijim të detyrave të ngarkuara nga Kolegji në seancën e mëparshme, të zhvilluar më 15 dhjetor 2021, kryesuesja bëri me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte dërguar në Kolegj fashikullin e plotë me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr. 92, datë 17.03.2021 i KLGJ-së. Pas mbërritjes së fashikullit, Kolegji i kishte kërkuar ankueses të paraqitej në Kolegj për t’u njohur me aktet, por znj. Hoxha, zyrtarisht, ishte përgjigjur se për arsye shëndetësore e kishte të pamundur. Kryesuesja, gjithashtu, bëri me dije se as avokati nuk i ishte përgjigjur kërkesave të përsëritura të Kolegjit për t’u njohur me dosjen. Në vijim, e pyetur nga kryesuesja nëse kishte ndonjë kërkesë paraprake, ankuesja kërkoi njohjen me aktet në tërësinë e tyre dhe vënien në dispozicion të një kopjeje të tyre. Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi se është e drejtë e ankueses të njihet me aktet, ndërsa përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, deklaruan se e lënë në çmimin e gjykatës vendimmarrjen lidhur me kërkesën. Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e ankueses për t’i vënë në dispozicion një kopje të akteve, në zbatim të dispozitave procedurale, por duke mbajtur në konsideratë identifikimin që vetë ankuesja do t’u bëjë akteve të vlerësuara prej saj, si të nevojshme për garantimin e së drejtës së mbrojtjes gjatë këtij gjykimi. Për të bërë të mundur kryerjen e këtyre veprimeve, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 21 shkurt 2022, ora 10:00. Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 21 - Seancë publike
10:00 -15:49 2022.01.21 Sot, më datë 21.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella. Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 27.01.2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë - Njoftim
14:05 2022.01.21 Sot, më datë 21.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtare Albana Shtylla Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla ********************************************************************************************************************************************** Sot, më datë 21.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit nr. 223, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtare Albana Shtylla Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Natasha Mulaj
| 22 | 23 |
24 - Dhomë Këshillimi
10:00 -14:00 2022.01.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.01.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 197, datë 27.09.2019. Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, në datën 08.02.2022, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes në prani të subjektit të rivlerësimit, si dhe thirrjen e një dëshmitari. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 - Seancë publike
09:00 -12:00 2022.01.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.01.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm, të paplotë për kriterin e pasurisë dhe se nuk arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Astrit Kalaja. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuara në ligj dhe në prova dhe deklaroi se pasuria e z. Astrit Kalaja është e justifikuar me burime të ligjshme. Bashkëlidhur parashtrimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte që gjenden në dosjen gjyqësore, të cilat kërkoi të pranohen nga Kolegji në cilësinë e provës. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë aktet në cilësinë e provës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare. Me arsyetimin se aktet e pranuara janë të njohura, pasi janë pjesë e dosjes gjyqësore, Komisioneri Publik deklaroi se nuk ka nevojë për kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes dhe se i qëndron kërkimit të tij në ankim. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se lista e argumentave të paraqitura gjatë seancës së sotme është shteruese për të kundërshtuar shkaqet e ankimit, si dhe kërkoi përfundimisht, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019. Pasi u konsultua në vend, trupi gjykues deklaroi se vendimi përfundimtar për çështjen, do të shpallet më datë 27.01.2022, ora 13:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 26 - Seancë Publike
10:00 -13:00 2022.01.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.01.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Kryesuesi i seancës, bëri me dije se me kërkesë të Kolegjit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë kanë dërguar informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, informacion, i cili i është përcjellë subjektit të rivlerësimit. Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi njohjen me aktet e dërguara nga organet tatimore, kërkoi që këto akte të pranohen në cilësinë e provës, nga trupi gjykues. Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës kërkesat që Kolegji u ka dërguar organeve tatimore dhe përgjigjet e sjella prej tyre. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti qëndrimin e tij lidhur me aktet e pranuara në cilësinë e provës, si dhe teksa parashtroi kundërshtitë ndaj vendimit nr. 189, datë 25.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi se nuk kishte kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se parashtrimet e seancës së sotme i konsideron si konkluzione përfundimtare të çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 07.02.2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 - Seancë publike
10:00 2022.01.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella. Në vijim të seancës së datës 20.12.2022, trupi gjykues bëri me dije se lidhur me denoncimet e publikut, ka vendosur të hetojë lidhur me dy denoncime, për të cilat do të kërkojë informacion shtesë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Komisioneri Publik deklaroi se denoncimet nuk përmbajnë rrethana apo shkaqe që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm. Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit, znj. Anita Jella përsëriti qëndrimin e saj, se pretendimet e ngritura në denoncimet e publikut janë të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova. Në mbështetje të këtij qëndrimi, subjekti i rivlerësimit znj. Anita Jella depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Relatorja e çështjes i drejtoi subjektit të rivlerësimit disa pyetje sqaruese lidhur me denoncimet e publikut. Në vijim, pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit dhe të konsiderojë të mbyllur hetimin lidhur me denoncimet. Kryesuesja e seancës bëri me dije se në pritje të përgjigjes nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, palët duhet të jenë të përgatitura për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme që do të zhvillohet më datë 07.02.2022, ora 11:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim vendimi
13:00 2022.01.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2020, datë 04.03.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Kalaja.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.01.2022
| 28 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:23 2022.01.28 Sot, më datë 12.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.01.2022, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -13:54 2022.01.28 Sot, më datë 28.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 10.02.2022, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 29 | 30 |
31 | Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt |