|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shkurt | 1 - Dhomë këshillimi
10:00 -12:00 2022.03.01 Ditën e martë, më datë 01.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
18:41 2022.03.01 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 01.03.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 24.03.2021, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar shkeljet procedurale të procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Hyka, të dëgjohet e të paraqesë argumentat e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 - Dhomë këshillimi
10:00 -12:00 2022.03.02 Ditën e mërkurë, më datë 02.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
12:00 -13:00 2022.03.02 Ditën e martë, më datë 29.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
19:00 -21:00 2022.03.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.03.2022, pasi u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, u vendos kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 17.03.2022, ora 09:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për të konstatuar gjendjen faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë përmes debatit gjyqësor, duke marrë prova të reja. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 - Dhomë këshillimi
10:00 -12:00 2022.03.03 Ditën e enjte, më datë 03.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Mimoza Tasi Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
15:00 -15:01 2022.03.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021. Për arsye se u vendos t’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, seanca gjyqësore u shty për në datën 11.03.2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 - Seancë publike
10:00 -14:00 2022.03.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019. Bazuar në nenin 45 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga dëshmitari në seancën paraardhëse. Kryesuesi i seancës bëri me dije se bazuar në nenin 49, paragrafi i dhjetë, i ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një gjetje, që ishte bërë pjesë e fashikullit të çështjes, i ishte përcjellë subjektit të rivlerësimit, znj. Dhurata Haveri dhe për të cilën, përfaqësuesja e saj ligjore mbajti qëndrim gjatë seancës së sotme. Bazuar në nenin 47, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar, si dhe në nenin 49, pika 6, germat, “a”, “b”, “d” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e përfaqësueses ligjore për të pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara në tërësi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit prej periudhës tetor – dhjetor 2021. Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke ftuar subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Subjekti i rivlerësimit, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe vijimin e procesit të rivlerësimit edhe për dy kriteret e tjera, atë të vlerësimit të figurës dhe të profesionalizimit; ose në mënyrë alternative, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Dhurata Haveri. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.03.2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 |
7 | 8 - Seancë publike
10:00 -14:00 2022.03.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj, e cila kishte njoftuar zyrtarisht Kolegjin që, për arsye shëndetësore, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në séancë dhe kërkonte shtyrjen e saj. Për këtë arsye, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës publike për në datën 21 mars 2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
13:00 -13:05 2022.03.08 Ditën e hënë, më datë 11.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 | 10 - Njoftime
16:00 -17:00 2022.03.10 Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues dhe gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar, në çështjen (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit 222, datë 12.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo ************************************************************************** Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues dhe gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar, në çështjen (JR) nr. 22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 229, datë 28.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 22/2020, datë 26.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ********************************************************************************** Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 344, datë 11.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani (Nuni). Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz **************************************************************************** Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi). Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla ********************************************************* Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 58/2021, datë 11.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 410, datë 30.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Atalanta Zeqiraj. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 58/2021, datë 11.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 11 - Dhomë këshillimi
09:00 -14:00 2022.03.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021. Për arsye se u vendos t’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, seanca gjyqësore u shty për në datën 11.03.2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë Publike
10:00 -13:00 2022.03.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.03.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Në vijim të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe përfaqësueset e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë iu përgjigjën pyetjeve të ankuesit lidhur me rrethanat që çuan në marrjen e vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo”. Ankuesi, z. Markelian Kuqo paraqiti kundërargumentat e tij lidhur vetëm me disa nga përgjigjet e dhëna nga subjektet e interesuar dhe kërkoi: vënien në dispozicion të cd-së audio të një séance dëgjimore të tij të zhvilluar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë 10 dhjetor 2020, si dhe kohë të përshtatshme për të përpunuar parashtrimet e tij lidhur me pjesën tjetër të përgjigjeve të subjekteve të interesuar. Pasi dëgjoi qëndrimin e subjekteve të interesuar, që i konsideruan të papranueshme të dyja kërkesat e ankuesit, trupi gjykues vendosi të rrëzojë kërkesën e parë, duke vlerësuar se kërkohet të prodhohet një rrethanë që nuk ka ndodhur gjatë procesit disiplinor të zhvilluar nga KLGj-ja. Trupi gjykues vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e dytë, duke ftuar ankuesin që qëndrimin për përgjigjet e mbetura ta mbante në vijim të seancës së sotme. Ankuesi, z. Markelian Kuqo refuzoi të parashtronte qëndrimin e tij për përgjigjet e mbetura gjatë seancës së sotme gjyqësore, por kërkoi administrimin në cilësinë e provës të parashtrimeve për aq sa u shpreh. Referuar rrethanave të çështjes objekt shqyrtimi, mungesës së kontrollit përfundimtar dhe të plotë të sistemit gjyqësor mbi vendimmarrjen e vetme të magjistratit që është konsideruar se ka përbërë shkelje disiplinore, interpretimit dhe analizës së ligjit penal të kryer në çështjen konkrete, në kushtet e mungesës së një praktike gjyqësore të njesuar apo të unifikuar nga Gjykata e Lartë, duke vlerësuar se marrja e një vendimi për procedimin disiplinor të ankuesit do të ishte e cënueshme pa pasur një qëndrim përfundimtar të Gjykatës së Lartë mbi këtë çështje – si gjykata kompetente për çështjet e ligjit -, bazuar në nenin 1, paragrafi i dytë i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikën së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 297, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, Kolegji vendosi: - Të pezullojë gjykimin e çështjes së juridiksionit disiplinor me nr. 2/2021, që i përket ankuesit Markelian Kuqo deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes penale lidhur me rekursin e shtetasit G. Gj. të depozituar në Gjykatën e Lartë.
- Ky vendim t’i njoftohet Gjykatës së Lartë.
Seanca pasuese publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
15:00 -15:29 2022.03.11 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2022, datë 13.01.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Skënder Damini.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2022.
| 12 | 13 |
14 | 15 - Seancën publike
09:00 -10:00 2022.03.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019. Bazuar në nenin 45 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga dëshmitari në seancën paraardhëse. Kryesuesi i seancës bëri me dije se bazuar në nenin 49, paragrafi i dhjetë, i ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një gjetje, që ishte bërë pjesë e fashikullit të çështjes, i ishte përcjellë subjektit të rivlerësimit, znj. Dhurata Haveri dhe për të cilën, përfaqësuesja e saj ligjore mbajti qëndrim gjatë seancës së sotme. Bazuar në nenin 47, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar, si dhe në nenin 49, pika 6, germat, “a”, “b”, “d” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e përfaqësueses ligjore për të pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara në tërësi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit prej periudhës tetor – dhjetor 2021. Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke ftuar subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Subjekti i rivlerësimit, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe vijimin e procesit të rivlerësimit edhe për dy kriteret e tjera, atë të vlerësimit të figurës dhe të profesionalizimit; ose në mënyrë alternative, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Dhurata Haveri. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.03.2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
09:10 -10:00 2022.03.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.62/2019, datë 12.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.03.2022. - Seancë publike
10:00 -14:00 2022.03.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.03.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 3/2021, datë 30.04.2021, me ankues Bujar Memia, kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Ankuesi paraqiti dy kërkesa paraprake drejtuar Kolegjit: - konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të vendimit të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak nr.3, datë 9.11. 2021 për njoftimin e gjykimit në seancë plenare publike, sa i përket përbërjes së trupit gjykues, të çështjes së Juridiksionit Disiplinor me nr. 3/2021, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
- pezullimin e gjykimit deri në ushtrimin e kontrollit të kushtetutshmërisë pranë Gjykatës Kushtetuese të togfjalëshit “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të parashikuar në nenin 5, pika 3 të ligjit 84/2016 dhe nenin 6, pika 4 dhe nenin 104 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Pasi subjektet e interesuara argumentuan qëndrimin e tyre për rrëzimin e kërkesave të paraqitura nga ankuesi, trupi gjykues, i konsultuar, vendosi: rrëzimin e kërkesës së parë, bazuar në nenet 133, 148/d pika 3 dhe 179/7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 5, pika 3, shkronja “b” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nenin 71, pika 3, të ligjit 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Sa i përket kërkesës së dytë, Kolegji çmoi se nuk gjendet në kushtet e nenit 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në asnjë nga rastet e përcaktuara në nenin 297, të Kodit të Procedurës Civile, ndaj, vendosi gjithashtu, rrëzimin e saj. Pasi u hap shqyrtimi gjyqësor i çështjes dhe gjyqtarja relatore paraqiti në mënyrë të përmbledhur ankimin e z. Bujar Memia, përfaqësuesi i tij ligjor paraqiti në mënyrë të detajuar kundërshtitë ndaj vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”, si në aspektin procedural, ashtu edhe sa i përket themelit të çështjeve, mbi të cilat ky vendim është bazuar. Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ndërprerjen e saj, për ta vijuar më datë 07.04.2022, ora 9:00, me paraqitjen e parashtrimeve nga ankuesi Bujar Memia dhe nga subjektet e interesuara në këtë gjykim. Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 16 - Seancë publike
09:00 -12:00 2022.03.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.03.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit mbajti qëndrimin e tij lidhur me opinionin (mendimin me shkrim) të depozituar nga vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes. Pasi mbylli hetimin gjyqësor të çështjes dhe pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se i qëndron kërkimit përfundimtar të paraqitur në seancën e datës 26.01.2022, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë ditën e nesërme, më datë 17.03.2022, ora 15:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
14:42 2022.03.16 Ditën e enjte, më datë 28.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.14/2021, datë 30.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 325, datë 14.12.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim
14:50 2022.03.16 Ditën e mërkurë, 13.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2022, datë 24.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.01.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 - Seancë publike
09:00 -12:00 2022.03.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.03.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019. Subjekti i rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet ndaj vendimit nr. 220, datë 10.12.2019, duke i kërkuar Kolegjit të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara prej tij, krahas dhe pas ankimit, në mbështetje të pretendimeve të ngritura gjatë seancës së sotme lidhur me kriterin e pasurisë. Pas disa pyetjeve sqaruese të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet në tërësi të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale dhe pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen: ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 31 mars 2022, ora 9:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
14:21 2022.03.17 Ditën e mërkurë, 20.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *********************************************************** Ditën e martë, më datë 26.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 229, datë 28.01.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. ********************************************************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2022, datë 09.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 17.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues:Sokol Çomo Relatore:Rezarta Schuetz Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla - Njoftim vendimi
15:00 -16:00 2022.03.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022.
| 18 - Njoftim
17:00 -18:00 2022.03.18 Ditën e mërkurë, më datë 13.04.2022, ora 11:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.58/2021, datë 11.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 410, datë 30.06.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Atalanta Zeqiraj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 19 | 20 |
21 - Njoftim
08:00 -09:00 2022.03.21 Me vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 18.03.2022, është vendosur caktimi i ditës së hënë, datë 21.03.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Për këtë arsye, seanca gjyqësore publike e çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj, e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 21.03.2022, ora 9:00, do të shtyhet për në datën 30.03.2022, ora 11:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
09:00 -12:07 2022.03.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj, e cila kishte njoftuar zyrtarisht Kolegjin që, për arsye shëndetësore, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në séancë dhe kërkonte shtyrjen e saj. Për këtë arsye, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës publike për në datën 21 mars 2022, ora 9:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 22 | 23 - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.03.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.03.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Pas verifikimit të prezencës së palëve, gjatë së cilës u konstatua prezenca e avokatit, por jo e ankueses znj. Enkeleida Hoxha, kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 18 mars 2022, znj. Hoxha i kishte dërguar Kolegjit një kërkesë për shtyrje séance ose pezullim gjykimi me arsyetimin se i ishte refuzuar nga KLGJ-ja, vënia në dispozicion e disa akteve, sipas saj, të nevojshme për procesin e gjykimit në Kolegj. Përfaqësuesit e subjekteve të interesuar, Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) deklaruan se të gjitha dokumentet në funksion të këtij gjykimi, gjenden në dosjen e administruar nga Kolegji në fillim të procesit gjyqësor dhe se kërkesa e ankueses duhet të rrëzohet, pasi është e pabazuar në shkaqe të arsyeshme. Pasi u konsultua, Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës me arsyetimin se nuk përmban shkaqe të arsyeshme për shtyrjen e seancës. Duke qenë se ankuesja ka dhënë pëlqimin që procesi gjyqësor në Kolegj mund të zhvillohet në prani dhe në mungesë të saj, trupi gjykues vendosi që procesi të vijojë në praninë e avokatit të znj. Enkeleida Hoxha, z. Ardian Visha. Pasi u çel shqyrtimi gjyqësor dhe pasi relatorja – njëkohësisht edhe kryesuesja e çështjes – prezantoi në mënyrë të përmbledhur shkaqet e ankimit, avokati paraqiti disa kërkesa procedurale, nëpërmjet së cilave kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor, marrjen e provave të reja dhe thirrjen e dëshmitarëve. Pasi përfaqësuesit e subjekteve të interesuara shprehën qëndrimin e tyre për rrëzimin e kërkesave dhe pasi trupi gjykues u tërhoq për konsultim, vendosi: - rrëzimin e kërkesës për thirrjen e dëshmitarëve, pasi nuk plotëson kërkesat për identitetin e tyre sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Civile. Gjithashtu, nga gjykata vlerësohet se thirrja e dëshmitarëve nuk është e nevojshme për sqarimin e fakteve në çështjen në shqyrtim, sipas nenit 41 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikën së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- rrëzimin e kërkesës për kërkimin e akteve nga IEVP-të dhe Shërbimi i Provës, pasi vlerësohet se këto akte nuk janë të nevojshme për shqyrtimin e çështjes sipas nenit 42, pika 1 e ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikën së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Pasi dëgjoi vendimmarrjen e trupi gjykues, avokati kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore, duke deklaruar se në këtë pikë të procesit, nevojitej prania e ankueses për vijimin me parashtrimet. Pasi përfaqësuesit e subjekteve të interesuara shprehën qëndrimin e tyre për rrëzimin e kërkesës, trupi gjykues u tërhoq për konsultim. Duke patur në konsideratë rrethanat specifike të ankueses, lirinë e kufizuar të saj dhe vështirësinë për të garantuar një mbrojtje të efektshme nga avokati pa prezencën e ankueses, trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës së paraqitur nga avokati Ardian Visha për shtyrjen e gjykimit, për t’i dhënë mundësi për të dëgjuar personalisht ankuesen Enkeleida Hoxha. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14.04.2022, ora 10.00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
16:00 -16:09 2022.03.23 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 15/2022, datë 11.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lulaj kundër vendimit nr. 497, datë 13.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 23.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë:Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi **************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 16/2022, datë 17.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elina Kombi kundër vendimit nr. 507, datë 03.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 23.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore:Natasha Mulaj Anëtarë:Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim
16:20 -16:21 2022.03.23 Sot, më datë 23.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 31/2020, datë 30.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit nr. 237, datë 12.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Natasha Mulaj. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 31/2020, datë 30.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
| 24 - Seancë publike
10:00 -14:00 2022.03.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 24.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 26/2020, datë 01.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i tij ligjor u dëgjuan nga trupi gjykues lidhur me parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019. Subjekti i rivleresimit i kërkoi Kolegjit të marrë në cilësinë e provës aktet e depozituara së bashku me ankimin si dhe disa akte te paraqitura ne seancën gjyqësore publike që lidheshin me vlerësimin e kriterit të pasurisë. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen në cilësinë e provës të një pjese të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që bëri me dije se pjesa tjetër e akteve janë pjesë e fashikullit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose janë të aksesueshme nëpërmjet burimeve të hapura të informacionit. Në vijim, relatori i çështjes i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në mbështjetje të shpjegimeve të tij lidhur me këto pyetje, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen e proves me dëshmitarë, kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues bazuar në nenin 49, pika 6, germat “a” dhe “b”, të ligjit 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale dhe pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti konkluzionin përfundimtar lidhur me çështjen duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 7 prill 2022, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 - Njoftim
13:18 2022.03.25 Ditën e enjte, më datë 21.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.26/2021, datë 17.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 344, datë 11.02.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 26 | 27 |
28 - Seancë publike
10:00 -15:00 2022.03.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e pasurisë, duke i kërkuar Kolegjit marrjen e tyre në konsideratë, çeljen e një hetimi gjyqësor, marrjen e provave përkatëse dhe llogaritjen e të dhënave në funksion të verifikimit të burimeve finaciare që kanë shërbyer për krijimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, sipas kërkimeve të ankimit. Subjekti i rivlerësimit znj. Elbana Lluri paraqiti prapësimet lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik si dhe denoncimet e publikut, duke i kërkuar Kolegjit të rimarrë në cilësinë e provës disa akte qe gjenden në fashikullin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe disa akte të reja paraqitura gjatë seancës së sotme në përgjigje të çështjeve të ngritura në denoncimet e publikut. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 342, datë 02.02.2021. I pyetur nga kryesuesja, Komisioneri Publik shprehu dakordësinë për marrjen si provë të akteve të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Elbana Lluri, duke lënë në çmim të gjykatës marrjen si provë të akteve që përsëriten. Pasi vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i drejtoi disa pyetje sqaruese subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi: – pranimin dhe marrjen në cilësinë e provës së akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, të cilat, nuk gjenden në dosjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; - kryerjen nga Kolegji të një analize financiare që do të mbështetet në shkaqet e ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, e cila do t’u vihet në dispozicion palëve para seancës së radhës, që u caktua të zhvillohet më datë 4 maj 2022, ora 9:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
16:00 -16:30 2022.03.28 Sot, më datë 28.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 36/2020, datë 11.09.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz ******************************************************************* Sot, më datë 28.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 37/2020, datë 16.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit 274, datë 16.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 37/2020, datë 16.09.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
| 29 - Dhomë këshillimi
10:00 -14:00 2022.03.29 Ditën e martë, më datë 29.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
15:50 2022.03.29 Ditën e enjte, më datë 05.05.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 241, datë 26.02.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim vendimi
18:00 -19:00 2022.03.29 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.03.2022.
| 30 - Seance publike
11:30 -16:00 2022.03.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.03.2021, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj kërkoi të përfaqësohet në këtë gjykim nga një avokat i Dhomës së Avokatisë së Strasburgut Francë. Trupi gjykues, i konsultuar, bazuar në nenin 96 dhe 176 të Kodit të Procedurës Civile si dhe në nenin 23, pika 1 dhe 4 e ligjit nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” vendosi të legjitimojë avokatin e subjektit të rivlerësimit. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit, duke i kërkuar Kolegjit të marrë në cilësinë e provës gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të marrë në në konsideratë shkaqet e ankimit për çdo kriter vlerësimi dhe pas vlerësimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj nisi paraqitjen e prapësimeve lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen si provë të akteve të reja të depozituara në mbështetje të pretendimeve të saj gjatë seancës së sotme gjyqësore. Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për ditën e nesërme, më datë 31 mars 2022, ora 12:30, ku do të vijohet me prapësimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 31 - Seance Publike
09:30 -10:00 2022.03.31 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019. Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës bëri me dije se pas vendimit të ndërmjetëm për dhënien fund hetimit gjyqësor të çështjes, në fazën kur trupi gjykues ishte tërhequr për marrjen e vendimit përfundimtar, më datë 23 mars 2022, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një opinion (mendim me shkrim) në funksion të shqyrtimit të çështjes për subjektin e rivlerësimit Fatri Islamaj. Për këtë arsye, me vendim të ndërmjetëm, me shumicë votash, bazuar në nenin 315 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë këtë hetim në funksion të vënies në dispozicion subjektit të rivlerësimit, opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar. Për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të njihet dhe të mbajë një qëndrim lidhur me këtë opinion, seanca gjyqësore u shty për në datën 12 prill 2022, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.03.31 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha. Gjatë verfikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se Komisineri Publik z. Darjel Sina kishte njoftuar Kolegjin që për arsye objektive e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore. Në mungesë të tij, Komisioneri Public z. Florian Ballhysa, i pranishëm në seancë, deklaroi se në këtë rast, ishte bërë pjesë e seancës si përfaqësues i institucionit të Komisionerëve Publikë me të gjitha tagrat që përcakton ligji dhe la në çmim të gjykatës vijimin ose jo te procesit gjyqësor. Pasi subjekti i rivlerësimit shprehu qëndrimin e tij për vijimin e seancës, trupi gjykues i konsultuar, me shumicë votash, vendosi të shtyjë seancën e sotme gjyqësore për shkak të pamundësisë për pjesëmarrje të vëzhguesit ndërkombëtar, i cili kishte kërkuar kohë shtesë për t’u njohur hollësisht me përmbajtjen e prapësimeve me shkrim të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Seanca gjyqësore e radhës do të zhvillohet më datë 5 prill 2022, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Seance publike
12:30 -17:00 2022.03.31 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 31.03.2021, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj. Avokati i subjektit të rivlerësimit paraqiti qëndrimin e tij lidhur me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke pretenduar se nuk i përmbushin kriteret për t’u pranuar në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj vijoi me prapësimet për të trija kriteret e vlerësimit referuar shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e referuara prej saj në mbështetje të pretendimeve të ngritura. Në vijim, Komisioneri Publik iu përgjigj disa pyetjeve të avokatit të subjektit të rivlerësimit lidhur me gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë, duke deklaruar se përfshirja e gjetjeve si provë në ankim, bazohet në nenin “b” të Aneksit të Kushtetutës, si dhe në pikën 10, të nenit 49, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Procesi gjyqësor vijoi me një seancë pyetje – përgjigjesh mes vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021 në Kolegj dhe subjektit të rivlerësimit, lidhur me kriterin e pasurisë dhe atë të figurës. Për shkak të kohëzgjatjes së seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për ditën e nesërme, më datë 1 prill 2022, ora 11:00, ku do të vijohet me përgjigjet e disa pyetjeve të tjera drejtuar Komisionerit Publik, të cilat, subjekti i rivlerësimit dhe avokati i depozituan para përfundimit të seancës së sotme gjyqësore. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| Prill | Prill | Prill |